Andi Bushati ka komentuar deklaratat e opozitës për krimin dhe drogën ku ndalet tek denoncimi i kryedemokratit Lulzim Basha për kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako.
Analisti gjykon se këto supozime janë më shumë problem për opozitën, pasi sipas tij “nëse flet me shkelje syri e nuk del me fakte të vërteta, do të humbasë besueshmërinë tek publiku”.
“Duket sikur ka një ngushtim laku për kryebashkiakun e Durrësit. Disa gazetarë që merren me dosjet e kronikës pohojnë se një kryebashkiak tjetër socialist ka rënë pre e përgjimeve, tani del opozita duke e futur në përgjime që sipas tyre janë bërë nga të huajt.
Unë e kam problemin më shumë këtu te opozita. Duhet të mbarojë ajo lloj loje me shkelje syri e me nënkuptime, o fol me fakte o hesht. Është debat shterpë kështu. Opozita o ka dokumenta, ose i bën hipoteza këto.
Kjo mund të ketë kundërefekt tek publiku, se shikoni zbulime të forta kanë bërë qytetarët dixhitalë të Berishës, por si kanë humbur ato kur Berisha denoncon për çdo gjë e shpesh ka dalë blof. Më mirë opozita të ngrejë kauza se sa të hedhë në sheshin e politikës të vërteta e të pavërteta bashkë,” tha Bushati në emisionin “Opinion”, në News 24. (TemA)
Nje parti qe te humbase besueshmeri ne fillim duhet te kete besueshmeri,por kur nuk ka si ne kete rast nuk ka se si te humbase. Kjo vlen edhe per ty o bllokist,llap sa te duash askush nuk te degjon, besueshmeria jote eshte 0.
Me se fundi Andi gjeti vetevehten.
Me shpifje dhe muhabete kafeneje opozita nuk i ben asnje te mire vendit, perkundrazi behet mburoje e krimineleve.
Psh nqs Opozita dhe Prokuroria nuk do ishin perdorur politikisht, ceshtja Tahiri mund te kishte rezultate te tjera. Ne momentin kur kjo u kthye ne ceshtje politike, Tahiri doli i pa lagur dhe nuk do ta mesojme kurre te verteten.
E dyta, Opozita duhet ti thote popullit se cfare ligjesh dhe ndryshimesh do aplikoj per te luftuar kriminelet, te korruptuarit etj etj. Dhe kjo nuk behet pa bere pastrimin ne rradhet e vete ne fillim. Lote krokodili si ato te Dumes dhe shpifje pa fund si te Palokes nuk e pastrojne opoziten dhe nuk i bejne te mire vendit
BOJA I KA DALE ME KOHE LULKES , KY DO TE JETE RASTI ,QE DO TA FUNDOSE PLOTESISHT OPOZITEN NQS DEL BLLOF .
Shyqyr o Andi qe the nje te vertete,se nga heret e tjera vetem pordhe ke bere qe ti u mere ere çdo dite.
Besueshmeri nga politikanet shqipetar?????
Si kerkon te thot te verteten qe nuk e ka then asnjeher,edhe per oren t’a pyesesh Lulin nu te thot te verteten.Genjeshtra per Lulin eshte huq qe num del asnje her vec del me shpirtin bashke.