Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga transformimet e kopshtit dhe shkollës në qytetin e Laçit.
Përmes një postimi në facebook Rama thotë se ky investim është bërë për herë të parë pas 57 vitesh.
Më tej ai shton se …”Pas 160 shkollave të transformuara në mandatin e parë, 34 të tjera do të rilindin me buxhetin 2018″.
“Dje në mjediset e transformuara për fëmijët e kopshtit më të madh të zonës së Laçit; më pas në kantierin për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare ku ndërhyhet për herë të parë pas 57 vjetësh; e në fund në mjediset e rilindura të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”
Pas 160 shkollave të transformuara në mandatin e parë, investimet do të vijojnë me ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin, duke filluar me 34 shkollat që do të rilindin me Buxhetin 2018 #PërArsiminQëDuam dhe #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan Rama. (TemA)
Brravo Edo…Vetem puno se popullin do ta vlersoje gjith jeten. Te tjeret le te lehin.