Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur kontributin e Forcave të Armatosura në Afganistan.
Përmes një komunikimi me Skype, ai u ka thënë atyre se ka dëgjuar fjalët më të mira nga patnerët tanë ndërkombëtar.
Më tej shefi i qeverisë, i shprehu krenarinë dhe mirënjohjen që ndjente për punën e tyre.
“Ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të komunikoj drejt për drejt me forcat tona në Afganistan. Dua që të flasë ndonjë prej tyre, pasi është një mundësi për t’u parë e dëgjuar me familjet këtu.
Ju konfirmoj që në çdo takim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira, dhe përshkrimin më dinjitoz me veprimtarinë tuaj atje.
Ju falënderoj, ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, dhe më shumë do bëjmë hap pas hapi, ajo që ju bëni nuk ka të paguar për nderin e vendit dhe flamurin tonë,” tha Rama.(TemA)