Familja “Malltezi” duket se ndan një qëndrim tjëtër nga kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me një sërë zhvillimesh në Partinë Demokratike.
Edhe këtë herë, ata kanë dalë kundër vendimeve të liderit të demokratëve mbi ish-nën kryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu.
Ka qenë krushku i Sali Berishës, Luan Malltezi i cili ka hedhur propozimin e rikthimit të Spahiut në sallën e Kuvendit.
Malltezi i ka shprehur publikisht qëndrimin e tij duke thënë se ai e ka vendin në Parlament.
“Luan Malltezi: Pershendetje Kreshnik, shendet dhe mbaresi; jetes nuk i dihet, desheroj te te shoh atje ku e ke vendin : ne Kuvend
Kreshnik Spahiu: Te pershendes dhe mbetesh zoteri i nderuar dhe fisnik”
Gjithashtu edhe vetë Jamarbër Malltezi ka qenë në opozitë me shumë qëndrime që ka mbajtur Basha, dhe duket se punët mes tyre nuk shkojnë siç duhet.
Ky qëndrim i të atit shpreh dhe njëherë pakënaqësinë e tyre ndaj drejtimit të PD-së nga ana e Lulzim Bashës.(TemA)