PD tmerrohet nga arrestimet e janarit, tërhiqet nga kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve

21 Nëntor 2017, 09:26Politika TEMA

Partia Demokratike duket se është frikësuar nga paralajmërimet se në janar do të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.

Për këtë arsye, ajo është tërhequr nga propozimi për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të datës 23 tetor, propozoi hartimin e një amendamenti kushtetues për të zhveshur nga imuniteti çdo deputet.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Basha kërkoi edhe një ngritjen e një grupi pune, me ekspertë ligjorë të opozitës, për hartimin e amendamentit, me të cilin do të sfidonte shumicën në Kuvend.

Kërkesa e Bashës u bë pasi mazhoranca votoi në Kuvend që të mos i hiqej imuniteti Saimir Tahirit, me argumentin se kërkesa për arrestimin e tij, kishte prapavijë politike.

Teksa kanë kaluar 28 ditë nga kërkesa e Bashës, burime pranë Partisë Demokratike, bënë me dije për Shqiptarja.com se asnjë grup pune nuk po merret me një amendament të tillë.

Frika e opozitës nuk qëndron tek drejtësia aktuale, por tek veprimi i mundshëm i Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Pavarësisht fuqisë dhe pavarësisë së organeve të reja antikorrupsion, imuniteti kushtetues do të shërbente si një digë përballë çdo dallge kundër deputetëve të të gjithë krahëve.(TemA)

1 komente në “PD tmerrohet nga arrestimet e janarit, tërhiqet nga kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    E or Bash e , or dordolec muti te gjithe behen cuba dhe te pafrikshem nga burgu , bejne deri sa shkojne prane tij , kur futen brenda dhe e kuptojne se cgabim te madh bene , jam i sigurt 100% qe duan te kthejne kohen pas dhe te regullojne gjithcka , por ajo eshte e pamundur te ndodhe . Keshtu dhe puna jote , nje nder kerkesat e tua kryesore lart ne axhente , qe dhe heqja e imunitetit te deputeteve , e beje tu thoshe shqiptareve se sa i pafrikshem je nga vettingu ,dhe nga ligjet ne pergjithesi , dhe se sa transparent je, kur te filloj vettingu si uragan te perfshije te gjithe ata qe kane shkelur ligjin , na e drodhe tani , gjasme do krijoj grupe pune dhe te tilla peralla me mbret ,o Luliiiiiii po je i dhier dhe e ndjen qe je qelbosur , lau sa te duash , ere mut do mbash , po ske gje , ske frik nga asnje ,jo vettingje te vine por perendia vet . He si thua o Lyl ?? Ku futesh ti tek te dhierit apo tek te pastertit ????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje