Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka bërë disa denoncime, sipas tij të bëra nga SHISH, të cilat ndodhen në një dosje hetimore në Prokurori.
Lulzim Basha tha se përgjimet ishin bërë nga SHISH dhe i hetonte prokurori Anton Martini në Durrës. Ky prokuror, sipas Bashës kishte në dorë pazaret e Vangjush Dakos me kriminelët për vota gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në deklaratën e tij, Lulzim Basha tha se Vangjush Dako u premtonte kriminelëve tendera në këmbim të votave dhe theksoi se Edi Rama kishte larguar prokurorin e çështjes, duke e ngritur në detyrë dhe duke e cuar kryeprokuror të Shkodrës dhe njëkohëshisht i kërkoi Adriatik Llallës që të fliste për të njëjtën çështje.
Në fakt është kryeprokurori i Republikës, vetë Llalla ai që bën emërimet e drejtuesve të prokurorive në rrethe. Basha tha se Anton Martinin e kishte “hequr” me ngritje në detyrë Edi Rama, pastaj tha “Të flasë Lllalla për lëvizjen e Anton Martinit”.
Basha në fakt ka qënë gjithmonë në mbështetje të prokurorisë dhe vetë Llallës, është jurist dhe vetë ai duhet ta dijë mjaft mirë që prokurorët e rretheve i emëron kryeprokurori i Republikës.
Pra Anton Martinin e ka “hequr” me ngritje në detyrë Llalla, të cilin Basha e konsideron si “luftëtar” dhe kundërshtar të Edi Ramës.
Pse duhet pyetur Adriatik Llalla?
Apo e hoqi Edi Rama dhe Llalla është në pazar me krimin e Ramës?
A mos Llalla është i përfshirë vetë në afera dhe pazare kriminale, për të cilat Luli nuk flet?
Nuk ka dy rrugë, ka vetëm një: Ose e hoqi Rama dhe Llalla është i paaftë dhe duhet “qëruar” nga prokuroria, ose e hoqi Llalla i cili kërkon të fshehë manipulimet e votave dhe i shërben krimit, ose Luli nuk di se çfarë flet.
Lulzim Basha kërkon sqarim nga prokurori që mund të ketë fshehur krimin dhe e mbron atë, nga ana tjetër na thotë se e ka graduar Rama Anton Martinin.
Edhe një denoncim që mund të kishte ndonjë të vërtetë brenda e bërë të pabesueshëm o Lul.(Citynews)
Ku ju o Yll,
Se na thave synë!!?
Ku je o adoleshent se na i bere syt UJE
Per kete ka vlere shprehja ” shtatin pyll, mendjen fyell”.
O Lul-ush, o IDIOT!
Ku je ore Lulush palla qe nuk ke mend as sa nje femije. As vete nuk i beson ato qe thua ore idiot. Jeni bere si femije e lagu, nuk e lagu.
Kryetar partie me mendjen e një fëmije! Basha nuk është jurist ,ai ka bërë vetem nje master për drejtësi pa kryer studimet e larta .
KOQE dhe pike
Ne nje pjese te shkrimit me lart thuhet : Basha duhet ta dinte se eshte jurist vete ………, cfere juristi eshte ?? Nje pyke e gjysem , dhe ate diplome kush e di sa do ta kete blere ne Hollande me parat e 97-es , po te qe jurist nuk do bente gafa te tilla kaq te trasha , nejse po e kalojme ….. ama tjeter gje eshte qe te preukupon , me kete llogjike , me keto gabime kaq te trasha , me kete sjellje kaq arrogante , me , me , me 100 me…… ka sy e faqe dhe kerkon voten per kryetar shteti , me gjith mend e ka ??? Sinqerisht e them , beson se ai , Lulzim Basha do te zgjidhet nje dite te bukur kryetar shteti , dhe atij Shqiptar ??? Duke e ditur qe i ka bere ketij vendi 1100 te keqia ???? Eshte per tu habitur , shiko cbeson ?? Bravo Lul , guxim te madh ka , perkrah guximit duhet te kete dhe durim te madh , pse ?? Do duroj dot nja 5 a 6 katervjecare ne opozite ????? Ky eshte sekreti , duhet jo nje brez por 2 a 3 breza shqiptaresh te kalojne dhe pastaj nese ………….thone qe 100 vitet e para jane te veshtira , pastaj harohet disi , …….. thone …………..koha do ta tregoje ……..