Rama letër publike në Financial Times: Ju tregoj historinë e vërtetë të drogës dhe krimit

20 Nëntor 2017, 14:48Politika TEMA

Përmes një shkrimi të botuar në prestigjozen Financial Times, kryeminstri Edi Rama ka folur mbi zhvillimet kryesore në Shqipëri.

Unë jam i vetëdijshëm se, nëse përmend Shqipërinë, disa njerëzve u shkon menjëherë mendja te droga dhe krimi. Jam po ashtu i ndërgjegjshëm se fshirja e një imazhi të tillë, që është thellësisht i padrejtë për një vend me një popullsi kryesisht paqësore e që respekton ligjin, kërkon kohë e, mbi të gjitha, veprim.

Javën e kaluar mësuam që aksioni ynë po korr fryte. I detyrohemi policisë financiare italiane, Guardia di Finanza dhe mbikëqyrjes së  sofistikuar që kryen ajo nga ajri për të zbuluar parcelat me kanabis për forcat policore shqiptare. Statistikat nuk lënë vend për dyshim. Një vit më parë, në fluturimet e tyre ata identifikuan 2 086 sipërfaqe të mbjella anembanë Shqipërisë. Këtë vit​, edhe pas fluturimeve të zgjatura e monitorimit të shtuar, numri i tyre ishte vetëm 88. Tashmë, të gjitha ato janë shkatërruar nga policia jonë. Ky është përparim real. I etiketuar për vite si kryeqyteti evropian i kanabisit, Shqipërisë iu mbush kupa dhe ne nisëm të reagojmë.

Për një çerek shekulli, kanabisi ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, ka korruptuar zyrtarët vendas e ka helmuar politikën kombëtare, ndërkohë që ka pasuruar banditët. Vitin e kaluar në këtë kohë, media ndërkombëtare gëlonte nga tituj për sipërfaqet rekord të mbjella me kanabis në Shqipëri. Ndoshta ngaqë gazetarët tërhiqen nga gjysma bosh e gotës, më shumë sesa nga ajo plot, historia e vërtetë nuk ia doli  kurrë të shihte dritën e botimit. Historia e vërtetë ishte se, më në fund, sipërfaqe rekord të mbjella me kanabis po identifikoheshin dhe po shkatërroheshin.

Ky nuk është aspak fundi i historisë. Ata që u pasuruar falë kultivimit të drogës duhet të paguajnë për krimet e tyre. Ne kemi nisur fazën e dytë të operacionit të posaçëm kundër tyre e pasurive të tyre. Po pastrojmë sistemin gjyqësor duke verifikuar si duhet figurën e gjyqtarëve, të cilët, për shumë gjatë, janë drejtuar nga kriminelët dhe paratë e tyre. Megjithatë, këta kriminelë nuk veprojnë vetëm në Shqipëri. Ata janë të lidhur e të ndërlidhur me krimin e organizuar në vendet e konsumit të kanabisit dhe qeveritë e këtyre vendeve duhet po ashtu të mbajnë pjesë të përgjegjësisë për t’i çuar ata përpara drejtësisë. Ne në Shqipëri kemi bërë gjithë ç’kemi mundur për të çrrënjosur një burim të konsiderueshëm të një problemi mbarevropian, por vendet e konsumit duhet të hetojnë me të gjitha energjitë kriminelët dhe të ngrijnë të ardhurat që vijnë nga krimet e tyre. Në javët e muajt në vijim, ne do të ndajmë ato që dimë dhe provat që kemi kundër tyre me forcat policore e rregullatorët financiarë në të gjithë Evropën. Ata janë njerëz të rrezikshëm. Qeveria ime i konsideron si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe qeveritë tuaja. Ndoshta, shumë prej tyre jetojnë diku gjetkë në Evropë, duke pretenduar se janë tregtarë të ligjshëm, por mos u gaboni, ata janë kriminelë bizneset ndërkombëtare të të cilëve skllavërojnë njerëz e bëjnë kërdinë kudo.

Ata nuk do e mendojnë dy herë të përdorin pasurinë për të blerë influencë. Do të marrin studio ligjore e kontabiliteti në dukje të respektuara dhe agjenci lobimi. Përmes këtyre ndërmjetësve do të gjejnë mënyra që t’i kthejnë këto akuza në favor të vetes, duke u paraqitur si viktima të pafajshme të sulmeve që vijnë nga rivalët në biznes apo, edhe më keq, nga kundërshtarët politikë – konkretisht, nga unë dhe qeveria ime. E kemi parë tashmë të ndodhë. Reforma e sistemit tonë të drejtësisë dhe rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve për korrupsion e paaftësi – kushte kryesore të vendosura nga Bashkimi Evropian përpara sesa të hyjmë në negociatat formale për anëtarësim –  gati devijoi në fillim të këtij viti. Interesa vetjake kundër reformës sollën trazira në rrugë dhe, herë-herë, dukeshin të vendosura ta vinin në rrezik demokracinë tonë të re. Vlen të kujtojmë se për 20 vjet baronët e drogës qenë në gjendje ta mbanin zonën rreth fshatit shqiptar të Lazaratit si strehë të sigurt të prodhimit dhe përpunimit të kanabisit, një zonë ndalim-kalimi për policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare. Kaq i madh ishte pushteti i tregtisë së drogës, saqë një paraardhës i imi kryeministër e pranoi se mosndërhyrja në zonë ishte një “vendim i palëkundur politik” i tij. Qeveria ime e përmbysi këtë politikë në vitin 2014 dhe një operacion madhor policor e mbylli Lazaratin. Policia shkatërroi një “produkt” që përbënte afro një të katërtën e kanabisit të konfiskuar e shkatërruar në mbarë Shqipërinë gjatë atij viti. Ky ishte fillimi i luftës sonë kundër banditëve.

Tashmë, na duhet të ndërmarrim një tjetër hap të rëndësishëm. Të premten u dërgova një letër udhëheqësve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me zotërit e drogës. “Ne e dimë që disa jetojnë e lulëzojnë edhe në vendin tuaj duke përfituar nga drogat e paligjshme, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe veprimtari të tjera joligjore”, shkruhet në letrën time. “Ne kërkojmë  ndihmën tuaj e, në këmbim, ofrojmë tonën, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i çuar përpara drejtësisë”. Unë shpresoj që të gjithë qytetarët e vendeve të BE-së do t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre për të qëndruar krah nesh. Kjo është një betejë e të gjithëve e duhet fituar.(TemA)

15 komente në “Rama letër publike në Financial Times: Ju tregoj historinë e vërtetë të drogës dhe krimit”

  1. Tony says:

    Krejte kot.
    Korre e mos lidhe.

    1. Kujtimi says:

      Rama vazhdo punen
      Basha Berisha jan kryehajdute jan vrases
      Keta duan vetem ta nxijn SHQIPERIN
      Lereni Qeverin te punoi
      Mos sillni pengesa

      1. apapapa says:

        z. Rama, problemi eshte qe ti nuk je i besueshem ne keto qe thua. Ato parcelat ne 4 vitet e meparshme u kultivuan, mbrojtjen, dhe lulezuan direkt nga Tahiri dhe drejtoret e tij. Ata te pakte brenda policise qe u munduan te mos korruptoheshin u goditen rende. Kjo zoteri te ben ty te pabesueshem. Ai 4-vjecar ishte krim i organizuar, dhe i organizuar dhe i mbrojtur mire qe nga ministri yt, deri tek ata qe benin kete pune.

        Prandaj zoteri ka dy variante, i pari ti je komplet out nga kjo HISTORI dhe varianti i dyte ti MINIMALISHT e ke toleruar.

        Nese qendron varianti i pare, atehere nuk ke pune te qeverishesh, dhe nese qendron varianti i dyte, prape nuk ke pune te qeverisesh.

        Tani, cili eshte z.Rama? Mos na bej te paditurin kot.

  2. mirel says:

    Idiotit kryeminister mjafton ti thuash qe “Legalizoje” dhe shkaterrimi kthehet ne perfitim.

  3. Andreas says:

    Shiko dreqi, beka si e virgjer!

  4. i papami says:

    nuk genjen dot mor I shkrete me , asnje

  5. Niku says:

    Na flliqet si skeni turp ngelet duke shitur popullin njerzit vendin…po a e di ti kryeminister per marjuhanen e spanjes hollandes…. pse se ngre zerin evropa pse se ngre zerin ti… pse evropa sflet nuk i shane e nuk ndihet per keto vende por e keqia e evropes krimi me i madhe qenkan shqiptaret…. jo or jo se italia ka krimin dhe familjet mafjoze spanja po mbyt evromen me droge e gjithashtu hollanda sjane joo shqiptaret kriminel… shqiptaret po i sulmojene se prishen pazaret e mbreteris se spanjes se hollandes ju hyne ne bisnese… po ju si te majte e te djathte e keni bere flamur bashke me gazetaret e mediat ta poshtroni kete popull… sju kane blere ju politikanet kriminelet ju i keni blere se ju keni me shume nevoje per ta… po vazhdoni vazhdoni shisni cdo gje popullin tuaj poshtroni… po do vije dita historia do ju gykoje sic po bene me pasardhsit po i gjykon histori dhe ju do ju gjykoje qe per pushtet po shisni cdo gje tani dhe popullin po i beni kriminela… vetingu po behet dhe financo ne burgje se per nje gje i sigurt 80% perqinte e popullsise duhet te denohet per mos kallzim krimi…. futi te gjithe brenda para ligjit jane te gjithe te barabart… turpe te vije qe ne vend te thoni stop kesaj politike evropiane te gjith si politikane i bete shqiptaret kriminela…. po jane se i bete ju politikanet 97 i kthyet ne kriminel i dhate armet ne duar bashke me evropen qe te vriteshin njeri me tjetrin te shfarosej raca po dolen gabim llogarite su vrane po u bene kriminela… po ti ke qene ne france ato vite e se ke pas mendjen mire… do te ngrihet monument ne te gjitha qytetet e evropes si kryeministri qe zhduku kriminelet shqiptare e pastroje evropen nga krim e nga mariuana ne rruget e evropes…. jam i bindur qe se bashku me opoziten me mediat e gazetaret zerin e te vertetes do dilni fitimtar ne luften kunder kriminelve shqiptar neper evrop…

    1. mirel says:

      Sakte Niku. Koment shume i drejte.

  6. fati says:

    Sa mire e paska bo, qe i ka cu leter Financial Times. Boll i con cuni i Berishes llafe te keqija per ne, shqiptaret. Duhen sqarime dhe informacione te vazhdueshme mbi cfaere ben ky shtet i ri shqiptar ne luften kunder pislleqeve te mbjella kohe e kohe ma pare.

  7. Pellazgos says:

    Po e tha Guarda de Financa mbaroi kjo pune,eshte e vertete.
    Nuk behet gjyqi me nje deshmitare zoti drigman kryeminister.
    Nuk e kuptojme ne lojen tuaj me pipinot,qe nga koha e Romes shkqterrimtare te qyteteve Helene te Epirit,me vone e humben luften tek barbaret dhe ky vend per 1100 vjet u clirua nga Roma.
    Pamvaresisht qe Krishterimi erdhi me dhune si te gjitha Dogmat ne “emer” te Zotit,ketu ishim Orthodoks para Osmaneve.

  8. DETARI Atllantides? says:

    Edi Rama eshte i paster si qelibari dhe nuk ka pidh kurve ta veri ne dyshim …pervec jenicereve dhe paramilitareve te Karaxhic Saliut……

  9. Bushi says:

    Zoti kryeminister! Ke bere mire qe ke derguar kete leter.Ajo leter ka permbajtje shume te larte.Ec perpara,dhe mos degjo se ç’thone disa komentues kundra teje,se ata jane ne sherbim te kryekriminelit Sali Berisha,dhe mendjefyellit Basha.Me mbi 25 vjete,dihet se kryetari i droges ne shqiperi, ka qene Berisha,dhe me vone Basha,te cilet sot ata jane te inatosur se u hoqe kete pasuri nga duaret e tyre,dhe jane kthyer kundra teje me akuzat, se gjoja je ti ai qe meresh me drogen.Kete populli e kupton dhe i peshon mire,siç i peshoje ne 25 qershor.Ne e kuptojme, se qeveria jote ka bere dhe po bene luften me te madhe kundra droges,dhe per kete te besojme ty dhe jo Berishen e Bashen,qe dalin e gerthasin si qent e terbuar ne parlament dhe jashte saj me mediat e kazanit.

  10. Dhuruesi says:

    Edhe Europa kurvë duhet të luaj prapanicën dheë kapi kriminelët e vetë që shfrytëzojnë drogën që furnizon vendet e tyre. Ja ka kthy tamam pergjigjen Edi, po shof qe shumica komentusve se kan mar mundimin me e lexu letrën.

  11. Soni says:

    Letër me vrimë nga Tirana

    Mediat u njohën këtë të hënë me një letër që kryeministri i ka dërguar krerëve të 28 vendeve të BE-së për përpjekjet që po bën qeveria e tij për të luftuar metastazat e kanabizimit dhe grupeve kriminale që veprojnë pas tyre. 

    Duke folur për zgjatim të përgjegjësive edhe tek autoritetet europiane, kryeministri lë të kuptohet se nuk është Shqipëria që eksporton krim dhe drogë, por edhe Europa që e konsumon atë. Kryeministri i Shqipërisë flet për media të helmatisura dhe një situatë që nuk është ajo që është pasqyruar në shtypin ndërkombëtar.

    Vështirë të besohet se qeveritë europiane bazohen mbi artikuj gazetash për çfarë po ndodh me drogën në Shqipëri, kur asistojnë me misione të tyre policinë shqiptare. Fakti që kryeministri shqiptar kërkon të sensibilizojë me letra do të thotë se atë nuk e pret më askush në selitë europiane ose më saktë nuk është fort i mirëpritur dhe faktet kanë treguar se përveç kryeministrit të Italisë me të cilin u takua para se të shpërthente skandali Tahiri, fotografia më e rëndësishme është ajo me Komisionerit Hahn në Tiranë.

    Kryeministri i Shqipërisë nuk mund t’u fshihet më fakteve, ka një ish-ministër nën hetim dhe të dyshuar si pjesë e një organizate të strukturuar kriminale. Qeverisja e tij u ekspozua për nxitjen që i dha Ekonomisë së kanabisit dhe çdo intepretim që bëhet nuk justifikon tonelatat e drogës të gjetura në tunele apo fikjen e radarëve të ushtrisë.

    Kryeministri  është refuzuar nga homologu i tij grek, për arsye që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, por Shqipërisë i është përmendur edhe problemi që ka me drogën dhe trafiqet. Greqia është një prej vendeve anëtare të BE-së, ku minimalisht nuk do kishte nevojë për letra, por për takime kokë më kokë mes dy kryeministrave. Kryeministri që kemi zgjodhi një tjetër rrugë në 4 vitet që shkuan, duke shitur si mbështetje reputacionin përpara kancelares Merkel, ndërsa tani ulet dhe shkruan letra për t’i mbushur mendjen Europës se Shqipëria nuk është ajo që thuhet në mediat ndërkombëtare.
    “Vitin e kaluar në këtë kohë, media ndërkombëtare gëlonte nga tituj për sipërfaqet rekord të mbjella me kanabis në Shqipëri. Ndoshta ngaqë gazetarët tërhiqen nga gjysma bosh e gotës, më shumë sesa nga ajo plot, historia e vërtetë nuk ia doli  kurrë të shihte dritën e botimit. Historia e vërtetë ishte se, më në fund, sipërfaqe rekord të mbjella me kanabis po identifikoheshin dhe po shkatërroheshin”- shkruan kryeministri. 

    A mendon kryeministri ynë se kjo letër do të ketë efektin që ai dëshiron. Vetëm ai e di se nga cilat premisa është nisur  për të shpalosur me tre gisht kartë, pikëpamjet e tij mbi krimin shqiptar, qeverinë qelibar dhe Europën e paqartë. Në fund nuk mungon edhe një  recetë nga Tirana.

    “Vendet e konsumit duhet të hetojnë me të gjitha energjitë kriminelët dhe të ngrijnë të ardhurat që vijnë nga krimet e tyre. Në javët e muajt në vijim, ne do të ndajmë ato që dimë dhe provat që kemi kundër tyre me forcat policore e rregullatorët financiarë në të gjithë Evropën. Ata janë njerëz të rrezikshëm. Qeveria ime i konsideron si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe qeveritë tuaja”- shkruan Edi Rama.

  12. Lili says:

    Voila, tash le te na tregoje evropa ku po shkojne paret me te madhe qe po dallin nga shqiperia’ Cili vend po i pranon? Kush po i dergon atje? cilat banka po bashkpunojne me krimin e po pastrojne pare?
    Mire ka vepruar kryeministri me kete shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje