Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se Lalo u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të mbushur plot me cicërima.
“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima.
U prehtë në paqe,” shkruan Edi Rama në facebook.
Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur pas një arresti kardiak në moshën 68-vjecare.
Miq, të afërm dhe kolegë po zhvillojnë homazhe në nder të kompozitorit të njohur në hollin e RTSH të cilat kanë nisur që në orën 11:00.
Ndërsa në orën 13:00 Aleksandër Lalo do të përcillet për në banesën e fundit. (TemA)