Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin e cila vizitoi këndin e Bashkimit Evropian të hapur në ambientet e Bashkisë Mirditë ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia me themelore e një shteti”, deklaroi Vlahutin nga Mirdita, teksa zhvilloi një takim dhe me kryebashkiakun Ndrece Dedaj.
Në fjalën e saj Vlahutin ka garantuar së BE do ta mbështesë Mirditën me grante. “Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive.
Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për Bashkinë tuaj dhe t’iu ndihmojmë jo vetëm me grante por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj tha se gjatë takimit me ambasadoren e ka njohur me të gjitha problematikat dhe sfidat që ka kjo njësi vendore.
Këndi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile për informacion, orientim, dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme.(TemA)
O me te lumte se ketyre u ka ngel mendja te Tirana. Sipas tyre Shqiptaret mund te jetojne vetem ne Tirane. Erjon Veliaj mburret qe cdo dite vine disa familje ne Tirane dhe nuk shikon qe boshatisen zonat e tjera. Keta jane bythepambuk Tirane.