Djali i Fahri Balliut nuk e di kush është Ministër i Brendshëm: Shkarkimi i Saimir Tahirit urgjencë kombëtare (Kompania e të atit bëri Gërdecin)

19 Nëntor 2017, 18:43Politika TEMA

Djali i Fahri Balliut kërkon mbylljen e kufijve dhe mosdaljen e njerëzve jashtë territorit shqiptar, pavarësisht lëvizjet së lirë.

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka bërë thirrje për shkarkimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e cilësuar këtë si urgjencë kombëtare.

Ndonese nuk e sakteson se nga çfare duhet te shkarkohet Saimir Tahiri, pasi ai nuk eshte me minister i Brendshem, ne vend te tij eshte Fatmir Xhafaj.

Balliu shkruan në ‘Facebook” se Tahiri ka shkelur me dy këmbët vendimin e Kuvendit, duke u larguar nga Shqipëria.

Dhe një thirrje të tillë e ka bërë pikërisht Klevisi, babai i të cilit me kompaninë në emër të të motrës, ndërtoi punishten e vdekjes në Gërdec ku humbën jetën 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Më tej, deputeti sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se hesht për Tahir trafikantin dhe nga ana tjetër fton investitorët të vijnë në vendin tonë. Sipas tij, fati i Shqipërisë është në udhëkryq dhe kjo qeveri ka rënë përfundimisht.

“Shkarkimi i Saimir Tahirit urgjencë kombëtare. Saimir Tahiri shkel me dy këmbët vendimin e Kuvendit dhe largohet nga Shqipëria. IL CAPO DEI CAPI duhet të thërrasë Palamentin dhe të shkarkoje veglën e tij Saimir Tahiri.

E ndërsa Rama hesht për Tahir trafikantin, fton investitorët të vijnë në vendin tonë. Si mund të ketë investime të huaja kur nuk kanë sigurinë e jetës e aq më pak të biznesit, kur bandat në bashkëpunim me qeverinë bëjnë ligjin. Fati i Shqipërisë në udhëkryq, kjo qeveri ka rënë përfundimisht”, shkruan Balliu.(TemA)

4 komente në “Djali i Fahri Balliut nuk e di kush është Ministër i Brendshëm: Shkarkimi i Saimir Tahirit urgjencë kombëtare (Kompania e të atit bëri Gërdecin)”

  1. Qoka bo njoni says:

    Sa bukur e “precizuat” ju te Temes. Mir ai gamor por ju kur do mesoni shqip?

  2. Nard Gallata says:

    Je i modh fare Balliu Jr.Sa te ekzistoni tipa si ty dhe Ballinj te tjere,qe merren me politike dhe spiunlliqe,Shqiperia ne kete derexhe do jete.

  3. ALPINI,
    Mut ı jatı ,mut ı bırı, mut akı qe berı te jatın,

  4. Populli says:

    Analiza psikologjike e fotografise tregon qartazi se cfare ndytesire eshte kjo pjelle e kjo fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje