Diktatori Enver Hoxha, ndonëse ka bere 32 vite qe eshte ndare nga jeta dhe 27 vite qe eshte shembur regjimi i ngritur prej tij, vijon te mbetet ne mendjen e shqiptareve.
Madje dhe shprehjet e tij, te kthyera me pas ne parulla qe zinin vendet me te dukshme nuk kane rreshtur se perdoruri.
Keshtu, ne nje fotografi të dërguar te “Dita”nga një lexues banor i Sarandës shihet Enver Hoxha në një tabelë reklamimi në një dyqan të vogël që tregton pije dhe patate të skuqura.
Shprehja e famshme “Patatja është edhe bukë edhe gjellë” është shkruar përbri një pikture të Hoxhës që përshëndet me një bukë në dorë.
Tabela është vendosur në pedonalen e qytetit bregdetar.
Nostalgjia për Enver Hoxhën është rritur vitet e fundit kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike të pas 90-s për t’i dhënë vendit zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si vendet e tjerë ish-komunistë.
Një anketë e prezantuar në dhjetor 2016 nga OSBE dha disa shifra vërtet interesante për raportin e shoqërisë shqiptare me atë që la pas në 1990.
Bën veçanërisht përshtypje shifrat për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, shifra të cilat i kishin bërë përshtypje edhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë që prezantoi një vit më parë disa nga të dhënat e anketës.
Nga anketimi rezulton se 45 përqind e shqiptarëve sipas rajoneve kanë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 përqind kanë mendim negativ.
Shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje dhe 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.
Kurse sipas moshës, 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç kanë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës.
Asnjë lider aktual nuk ka gjysmën e shqiptarëve me vete.
Nga zgjedhjet e fundit rezulton se mbështetja për liderët është si më poshtë: 41 përqind Rama, 30 përqind çifti Berisha-Basha dhe 11 përqind Ilir Meta.
Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”.
Ajo u zbatua me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë. (TemA)
Pa u përmirësuar gjendja ekonomike, pa u asfiksuar korrupsioni dhe pa iu shkulur rrënjët sjelljes antishqiptare të politikës dhe mbështetësve të tyre financiarë brenda e jashtë vendit Enver Hoxhës do vijojë t’i shtohen simpatizantët. Propaganda pa u shoqëruar me produktin konkret që ajo premton nuk zë kurrë vend.
Po c’fare ti kujtosh atij rregjimi vrasjet e elites,burgosjet,mjerimin ekstrem,terrorrin,rradhet e gjata me bidona per vajguri ,zenien e rradhes qe ne 1 te pasmesit nates per 1 kg qumesht,luften e kllasave,percarjen e popullit ne miq dhe armiq te popullit dhe partise,kjo mortaje e zeze qe skllaveroi 50 vjet nje popull etj…..
OOOOOO GAZE…AAAR.
NUK ESHTE BUKE AJO ME TE CILEN PERSHENDTET ENVER HOXHA, AJO ESHTE PATATE.
PO SKA GJE DO TE MESOSH……
PASTAJ NGA E DI TI QE AI KA QENE DIKTATOR…….
AI KA QENE DIKTATOR, POR NE SHQIPERI KA KAQ SHUME DIKTATORE, SAQE NUK KA NEVOJE QE EMRIN E TIJ TA SHOQEROSH ME EPITETE. NUK MUND TE THEMI NE CDO RAST PSH DIKTATORI BERISHA, TRADHETARI OSE HAJDUTI BASHA, LIKE HAJDUTI I FLORIRIRT OSE LIKE HAJDUTI ME BLLOK.
PRA KUR FLISNI ME MIRE JEPNI LAJMIN, MOS BENI KOMENTE DHE VINI EPITETE. JENI TE VEGJEL PER TE VLERESUAR KOHET E SHKUAR DHE NJEREZIT QE KANE JETUAR ATEHERE.
enver krapi me tollona.
Reklama te tilla per pataten ishin edhe ne USA mbas luftes se dyt boterore
Edhe sot patatja eshte nder ishqimet kruesore kudo ne bote
Keshtu nuk ka asgje te jashtezakoneshme per pataten