Mediat e ndjekin hap pas hapi, Saimir Tahiri: Ça bëhet kështu, jepini fund kësaj estrade…

20 Nëntor 2017, 09:55Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që është nën hetim nga Prokuroria për dosjen “Habilaj”, ka qenë në Gjermani për të vizituar të atin që ndodhet atje për kurim.

Edhe pse nuk ka asnjë urdhër ndalimi për të, që të dalë jashtë shtetit, mediat shqiptare kanë arritur deri aty, sa të shkruajnë se ai u arratis.

Ndoshta dhe për shkak të palajmësisë së fundjavës, që prej së premtes janë marrë pikërisht me këtë gjë, duke e ndjekur Tahirin në çdo hap, deri sa shkoi në shtëpi.

Disa gazetarë madje kishin shkuar ta prisnin në aeroport.

Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade…është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri shkurtimisht për gazetarët që e prisnin në aeroport dhe e pyesnin atë se pse kishte shkuar në Gjermani.(TemA)

7 komente në “Mediat e ndjekin hap pas hapi, Saimir Tahiri: Ça bëhet kështu, jepini fund kësaj estrade…”

  1. Vk- media says:

    Kjo eshte gazetari mjerane! Nuk e kuptoj perse TCH bie ne kete batak! Se te therat jane vk!

    1. adeci says:

      TCH eshte bere me kryemuti ndaj mos u cudit.

  2. Marko says:

    Gazetari fshatareske…I madh je o Ed Rama

  3. Tralala says:

    Kjo eshte Shqiperia, nje fshat I madh qs meret me thashetheme. Fshati do ushqim ai nuk rri dot pa pergojjuar. Mediat e dine dhe gazetaret kete Pune bejne, dalin e mbledhin ushqim per kafenet e fshatit.

  4. Pilo lala says:

    Le po eshte pizmosur keq lubonja me bushatin, pa le ai rakip katundari, se u ka rene ne qaf Edi Rama , qe u ka thene se jane kazan.

  5. Visari says:

    Top cenellin piqeni bashke me Tak Ngjelwn, qe kur u prek interesin te bejne namin. Shume zemerzinj e te pamoralshem.

  6. Bushi says:

    Edi Rama eshte i papam.E ka percaktuar shume mire,se, media eshte kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje