Basha denoncon kryebashkiakun e Durrësit: Dako ka vjedhur votat në 25 qershor, ja regjistrimet e shërbimeve inteligjente

20 Nëntor 2017, 14:28Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako, duke deklaruar se ai ka blerë vota për zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha shprehet se shërbimet inteligjente kanë kapur në flagrancë Dakon për sigurimin e votave në këmbim të votës për zgjedhjet.

Më tej, ai thotë se kryebashkiaku ka mbështetjen e Ramës.

Me grupet kriminale, shit-blerja e votave u konfirmua nga raporti i OSBE-ODIHR. PD e ka ngritur me forcë problemin se Rama ka përdorur bandat e drogës në çdo qytet.

Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit ku i kërkon të blejnë votat.

Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon . Ai ju premton tendera kriminelëve, janë miliona euro, që ata të siguronin vota për PS. Këto pazare janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama.

Ata ndërhynë për të larguar prokurorin që u mor me këtë çështje. Kjo është një nga çështjet, e dorëheqjes së shefit të SHISH.

Rama është hedhur në sulm për të mbrojtur Gjushin dhe të tjerët. Largoi prokurorin Anton Martini dhe e dërgoi në Shkodër. Prokurori largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

I kërkoj prokurorit të përgjithshëm të hetojë nëse lëvizja e Martinit është bërë nën presionin e Edi Ramës. Ka prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare. PD do të çmontojë lidhjet e Ramës me krimin. Shqiptarët e panë me zë e figurë si Rama mbrojti Tahirin nga akuzat e antimafies italiane.

PD është e vendosur në betejën e saj për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri anti-mafia. Shqiptarët do përfundojnë nga krimi i bërë njësh me politikën. PD do japë mbështetjen që Dako të japë përgjigje për bashkëpunimin me kriminelët. Prokurorët i kanë këto fakte. Prokurorët kanë tabulatet ku Gjushi i premton tenderat në këmbim të votës. Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë”(TemA)

5 komente në “Basha denoncon kryebashkiakun e Durrësit: Dako ka vjedhur votat në 25 qershor, ja regjistrimet e shërbimeve inteligjente”

  1. Azio says:

    Ky ka ikur per lesh.
    Mjere demokratet e thjeshte.

  2. malokeria = qeneria says:

    E ka fjalen per sherbimet inteligjente te vendeve partnere si Rusia, Serbia, Greqia. Jane vende qe e duan Shqiperine me shume se veten dhe per hir te mireqenies se Shqiperise dhe shqiptareve harxhojne miliarda per te paguar dhe mbeshtetur veprimtarine antishqiptare te Salkarit, Lul hollandezit, Genc Pollos bythkuqit, e robqiret e tjere. Kur nuk te merr zvarre ai popull prej gjuhe, mire ben qe na can karin perseri ti. Ja kam qire robt Vangjush Dakos, por mbledhjen e kartave te identitetit e shpiku Sokol Olldashi ne Fier dhe LSI e aplikoi me sukses ne te gjithe Shqiperine ne 2017. Mekanizmi ishte i thjeshte: i merr karten e identitetit (ne shkembim pagese apo premtimi) votuesit qe e di qe nuk voton per LSI (ne Shqiperi cdo anetar i partise ne lagje e di si votojne familjet e tjera ne masen 90% me e pakta) duke i hequr ne kete menyre te drejten e votimit. Nese gjen mundesine apo ble komisioneret e tjere te qendres se votimit, me ate karte hedh voten ne favor te LSI. Proces i thjeshte por efikas. Kjo e shpjegon uljen e numrit te votuesve (jo vetem te PD) dhe jo ndonje reagim zemerimi i popullit shqiptar qe ka lindur dhe do vdese skllav. Populli yne nuk ka fuqi te pjerdhe, jo te zemerohet. Cdo anetar i LSI ne zgjedhjet e 2017, duhet te mblidhte 20 karta identiteti qe te ruante vendin e punes se dhene nga LSI. Shume prej tyre e arriten kete objektiv dhe rezultati shume shqiptare nuk votuan dot sepse as nuk kishin mundesi te votonin. Nese LSI nuk e kishte te sigurte voten tende ne favor, te nxirrte nga votimi fare duke te mos patur kunder. Cfare nuk e besoni? Vazhdoni rrini me gishtin ne bythe, ndonjehere nxirreni dhe futeni direkt ne goje, ass to mouth edhe kete alternim beni deri sa te vdisni. Rrofte Azemi, Hajdari i demokracise dhe Ahmet zogu i kurves.

  3. Timi says:

    Hahaha Genjeshtra! Rama nuk mund te emeroje prokurore. Kjo behet nga prokuroria. Basha genjen. Asnje nuk te beson. Je nje genjeshtar i pafytyre. E mbushet kete vend me bloze. Bloza ju rente ne koke. Jeni te pacipe. Ju humbet sepse nuk ju do njeri. Dhe Rama fitoj sepse po i sherben Shqiperise dhe shqiptareve. Cdo gje tjeter eshte nje mashtrim. Berisha humbi zgjedhjet edhe kur e kishte pushtetin vete ne 2013 dhe kur PD vidhte votat sa majtas-djathtas. Rama i fitoj me merite. Ju dhe LSI jeni hajdute votash. PS ka mbeshtetesit e vet.

  4. capi dhia says:

    Kryetari i PD konfirmon boterisht se Prokuroria dhe sherbimet inteligjente punojne per Opoziten, ose: Prokuroria dhe Inteligjentet e kane humbur pavaresine institucionale, kushtetuese ?! Ky eshte nje krim i opozites antikomuniste. Ose opozita ka rene, fle, ne preherin e diktatures te proletariatit.

  5. profeti says:

    cfare mashtrusi.Je i pabesusem. Si i emeroka Rama prokuroret kur Keta i Emro Tiku qe mbyll dosjet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje