Mesa duket në “arenën” politike është duke u krijuar një pol i tretë.
CityNews ka siguruar fotot ekskluzive të një takimi mes kryetarëve të tre partive politike shqiptare.
Ben Blushi i LIBRA-s, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë drekuar sot në një restorant pranë një qëndre tregtare në kryeqytet.
Takimi vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha.
Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik. (TemA)
Vendit i duhet urgjentisht nje opozite e re pasi te shkrihen keto 2 palo opozita qe kemi sot per sot, Opozita duhet te jete e re ne fryme dhe te jete e afte te marre drejtimin e vendit pas 8 vitesh pasi nese pas 8 vitesh kemi prape kete lloj opozite si sot do na behet edhe Ed Rama si Saliu qe sdi te crrenjoset…….
POR Opozita e re nuk krijohet nga figura te vjeteruara si keto tre.
Blushi edhe me dreqin do bashkohej, jo per ideale (dreqnit nuk kane ideale) vec per nje cike pushtet (per ca para-i a din lezetin posteve-psh karburanti tek Bryli-apo jo Blush). Por sidoqofte ne kete tryeze treshe ai ende nuk eshte si qeni i rrahur si dy te tjeret…Por do e mesoje edhe kete zanat…..
Dashi vere apo raki po pi?