Shpërthen debati në grupin e PD, Basha tërhiqet nga amnistia e trafikantëve të drogës. Propozimi i Shehut për kanabisin cilësohet personal...!

20 Nëntor 2017, 18:38Politika TEMA

Lulzim Basha eshte terhequr nga aministimi i kultivuesve dhe trafikanteve te droges. Kur ka pare se propozimi i tij i bere publik permes ish ministrit te Jashtem njeheresh deputet i PD Tritan Shehu ka shkaktuar “termet”, ia ka lene “faturen” ne dore Shehut duke e quajtur qendrim te tijin personal.

Keshtu, propozimi i Tritan Shehut për të amnistuar kultivuesit e thjeshtë të kabanisit gjeti të papërgatitur demokratët, në një kohë kur luftën kundër kanabisit e kanë kthyer në “kalin e betejës”, ndaj mazhorancës.

I pari që foli për këtë temë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit ishte Lulzim Basha, i cili e vlerësoi tërësisht si personal qëndrimin e Tritan Shehut dhe u kërkoi të tijëve të flasin për çështje që i takojnë grupit.

Duke hequr dore nga kjo ide, qe per te ishte kalkuluar per te bere ndarjen mes “fakireve” kultivues te droges qe do amnistoheshin dhe zyrtareve sipas tij, qe e kane stimuluar kete kultivim trafik. Ide kallpe si te gjithe idete e Lulit.

Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili mori fjalën pas kryetarit demokrat shprehu mosdakortësinë e tij me kolegun Shehu, duke i cilësuar deklaratat e tij të papranueshme.

Për kryerepublikanin qendrimet e ligjvënësve demokratë duhet të jenë të konsultura politikisht dhe jo personale për sa kohë gëzojnë mandat deputeti.

Burimet bëjnë me dije se kryedemokrati Basha shmangu replikat mes Fatmir Mediut dhe Tritan Shehut në grup, me këmbënguljen se qëndrimi i demokratit ishte krejt personal e duke lënë të kuptohet se nëse në të ardhmen do të kërkojë mbështetjen e grupit për një nismë ligjore, nuk do e ketë.

I gjithë diskutimi u zhvillua pak kohë para se Tritan Shehu të ripërseriste statusin e berë në rrjetet sociale edhe një herë publikisht për mediat.

Ai nuk dha detaje nëse propozimi i tij do të kthehet në të ardhmen në nismë ligjore, por nëse ndodh, ajo që dihet me siguri është se firma e kryetarit të tij do të mungojë. (TemA)

5 komente në “Shpërthen debati në grupin e PD, Basha tërhiqet nga amnistia e trafikantëve të drogës. Propozimi i Shehut për kanabisin cilësohet personal…!”

  1. Tritan Prasi says:

    Amnistoni preshin se kjo eshte deviza juaj. Jeni nje bande kriminelesh qe Vettingu ju ka futur dritherimen.

  2. Preshi says:

    Tan Shehu ka fillu me e honger prasin mrena PeDeS tani.

  3. Kujtimi says:

    PD eshte e perlyer me pislleqe
    Luli pinte Bira ne Lazarat me drogment
    Cdo prec nga keta plera po te jen ne Qeveri
    Lazarati do lulezoi nga droga
    Basha Berisha do shijoin aromen

  4. Kujtimi says:

    PD eshte e perlyer me pislleqe
    Luli pinte Bira ne Lazarat me drogment
    Cdo prec nga keta plera po te jen ne Qeveri
    Lazarati do lulezoi nga droga
    Basha Berisha do shijoin aromen……………………,,,,,,,, x

  5. Genti says:

    Po ky mediu te amnistohet nje her vet ke gerdeci fytyra keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje