FOTO/ Edi Rama ka një surprizë për qytetarët: Së shpejti...

21 Nëntor 2017, 10:55Politika TEMA

Edi Rama ka publikuar një fotografi ne profilin e tij në Facebook, ku shfaqet një avion që mban të stampuar flamurin e Shqipërisë në strukturë.

Avioni shkruan “Air Albania” dhe ka ngjyrat e simboleve tona kombëtare.

Kryeministri ka zgjedhur dixhiturën “së shpejti”, duke njoftuar kështu se së shpejti Shqipëria do të ketë një linjë ajrore.

Ndërkohë, shefi i qeverisë ka zbuluar më shumë detaje në komente ku një qytetari i thotë se këtë linjë airore do ta ketë Shqipëria.

Rama ka bërë me dije në maj te vitit 2017 në një konferencë për shtyp me përfaqësues të Turkish Airlines, ku deklaroi se transporti ajror do të hyjë në një epokë të re dhe për këtë falenderoi presidentin turk Erdogan që po e mbështet projektin.

Replikat

Por komentuesit e kane thumbuar edhe per kete lajm, teksa Rama ka zgjedhur t’i pergjigjet vetem njerit prej tyre.

Komentuesi: Kush parti e ka kete… se kur u ndrruan partit heren e fundit humbem nga £1200 bileta sepse u mbyll kompania ngaqe e kishte PD

Rama: Kete do ta kete Shqiperia Kreshnik Shqiperia.

Lajmi se së shpejti Shqipëria do të ketë një linjë ajrore, vjen në kohën kur raportohet se aeroportit të Rinasit, i cili ka çmimet më të larta për udhëtimet në Europë shumë shpejt do t’i shtohet një linjë low-cost.

Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar se do të zgjerojë operacionet me bazë në aeroportin Luton në Londër.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, deri në qershor 2018 flotës së tyre do t’i shtohen edhe 4 avionë të rinj Airbus 320.

Me zgjerimin e flotës së kësaj linje që operon kryesisht në Europën Lindore do të nisin edhe  destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet aktuale të kompanisë, si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air, dhe do të kenë një frekuencë prej 3 fluturimesh në javë.

Ato do të nisin nga data 31 maj 2018.

Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 35 euro vetëm vajtje.(TemA)

 

17 komente në “FOTO/ Edi Rama ka një surprizë për qytetarët: Së shpejti…”

  1. spartak says:

    Pë hajër , ishalla . I bukur dhe mjaft emocionues . Që tani , e kam zënë radhën për udhëtimin e parë . E dua udhëtimin e parë Tiranë-Prishtinë .

    Spartak VERDHA

    1. .... says:

      Pas kaq sulmeve kunder gjithckaje Helene, erdhen dhe dhuratat nga Babalja i Arnauteve Erdogan.
      Bravo Ram-ut me shume helm kunder Grekeve keshtu do ta bejme Shqiperine force primare ne komunitetin Neo-Otoman te Ballkanit.

  2. Kosovari says:

    Do ta kete Shqiperia or ti Gjergj … por me pak faaree Turqi !

  3. Taku cakmaku says:

    Kujdes mos bjeri avioni o Taqkeeee. I punojne motorret me hashash o Taqkeeeee. Do biesh do thyesh qafen o Taqkeeeeee.

  4. Kellira says:

    Do ta kete Shqiperia thote palla.
    Degjoje zerin e veten kur thua “mos i merrni shqiptaret per budallenj”

  5. Alban Hamzai says:

    Sa here qe Kryeministri Rama ka shpallur dicka te re qe sipas tij do ngreje Shqiperine lart e me lart ,prapa saj fshihet nje hile e madhe . Edhe ne kete rast kjo shoqeri ajrore eshte makijazhi pas te cilit fshihet hileja . Makiazh ishte lufta ndaj lazaratasve per te kanabizuar Shqiperine ,makiazh ishte heqja e policeve me plenc dhe zevendesimi me djem e vajza te reja per te fshehur kriminalizimin e plote te policise deri ne instancat me te larta .Makiazh ishte perralla per shendetesine fales per te fshehur kocensionet milioneshe , makiazh ishte parrulla per “zero ndertime” ne Tirane dhe gjelberim per te fshehur kullezimin e qytetit (deri te stadium me kulle) , makiazh ishte mbrojtja per ish kryebashkiakun e Kavajes per te fshehur rrembimin e trojeve ne bregdet , makiazh eshte rrembimi I pronave te himarioteve ne menyre te jashteligjeshme per te fshehur qellimet e tij komunisto-islamike dhe pseudopatriotizmin e tij e per te mbuluar skandalet qe e rrethojne . Makiazh eshte edhe kerkesa qe I ben BE per ndihme kunder droges e krimit ,kur deri dje trumbetonte per sukseset e bujeshme te qeverise se tij kunder droges e krimit etj,etj. Pra edhe kjo per shoqerine ajrore eshte makiazhi qe do te mbuloje dicka qe do ta marrim vesh se shpejti . Ju lutem shume botoni komentin tim !

    1. Celo Mezani says:

      Urime Alban per talentin qe paske per te dalluar makiazhet. Po ndonje llaf te mire nuk e thua dot qe Principata e Lazaratit qe dilte cdo jave ne gazetat e Eurpes nuk eshte me. Po qe ke qejf ti shohesh sa elegant dhe te sjellshem jane bere policat. Po qe rruget jane mbush me makina te reja, dhe neper dyqane jane kthyer radhat per te paguar, etj, etj. Nuk po flas per ndryshimin neper spitale pasi uroj mos te kesh shkuar fare ne to.

      Alban, bota e shekullit te 21 eshte e gjitha makiazh dhe show. Keshtu ka zgjeshur njerezimi te rroje. Kush ka mend di me lexu edhe poshte makiazhit. Kush eshte nihilist eshte kunder vlerave se nuk kane makiazh, dhe kunder makiazhit se nuk ka vlere.

      1. joel shkodra says:

        Pavaresisht nga te gjitha keto, nje gje duket sheshit. Shteti yne drejtohet me humor e me batuta nga kryeartisti “kokeminister”. Dhe ne gajasemi. Shteti yne eshte shteti me “allegro” ne bote. Per kete na e kane zili te gjithe. Ne dime vetem te qeshim.

    2. Quo Vadis! says:

      Oh please, give me a break!
      Keshtu do t’i pergjigjesha une Rames i dashur Alban.

      Kryeministri shqiptar mund te kenaqe me kocka ata qe e votuan.
      Kurse une , ti dhe disa te tjere ketu i kemi syte te hapur Lavdi Zotit dhe e kuptojme fare mire ate qe ai po ben.
      Nga nje ane nje fushate denigrimi kunder minoritetit paqedashes grek, kunder Kishes Ortodokse dhe kreut te saj qe vetem te mira ka bere ne Shqiperi, kunder Greqise qe mbajti dhe mban qindra mijera emigrante shqiptare.
      Dhe nga ana tjeter fushata ndihme per ndertimin e xhamise se re, heshtje kur Turqia fut turinjte ne arsimin shqiptar dhe bile jep edhe urdhera se c’duhet te bejme, fushata falenderimi dhe adhurimi ndaj Turqise qe na mbajti 500 vjet ne erresire dhe na pushtoi fizikisht dhe shpirterisht, dhe ndaj liderit turk qe nga gjithe bota e civilizuar konsiderohet diktator.
      Rama eshte ne pushtet, tani mund te beje c’te doje. Por nje dite do jape llogari per cdo gje.
      Per te miren e tij shpresoj qe ate dite do gjendet te pakten nje njeri qe do thote “fale o Zot se nuk dinte se cfare po bente.”
      Nese ky njeri do te jete pikerisht Kryepeshkopi yne i dashur, Fortlumturia e Tij Anastasi, nuk do te habitesha fare.

  6. AC/DC says:

    Krueminister v.k. Gjithe bota po i bie kokes ky e falenderon, se shpejti ta shofim duke i fut llapen Kim Jongot se do sjelli autobuza per lali Erin!

  7. AI says:

    do ta kete ai qe e ka .

  8. Oni says:

    Basha mbylli me urdher Albanian dhe Albatros. Belle air gjoja falimentoi… asnje pergjegjesi nuk u mbajt dhe asnje bilete nuk u rimbursua. Nderkohe qe kishte llogarine plot. Asgje nuk keni bere paguajme sa asnje tjeter cmimet e biletave… rinasit ja miratuat koncencionin pa asnje favor per njerezit.

  9. fshatari pafshat says:

    Linja e re ajrore nuk eshte surprize per popullin. Sepse ajo eshte nje burim i ri fitimi nga … per shtetaret ketu, dhe ne Turqi. Populli nuk fluturon, ai ecen per toke. Prandaj edhe e nesermja do te jete ndryshe … .

  10. Bashkim says:

    OK.Por i kujtoj kryeministrit para se gjithash eshte zbutja e varferise per nje pjese te madhe te popullit qe kane probleme te thella ekonomike !

  11. Lil Toronto says:

    MIRE QE BILETA ESHTE 35 EURO, PO TAKSA SA DO JETE ? SEPSE AJO ZE GOXHA PJESE NE TE CMIMIN E BILETES.

  12. Tirona says:

    E Morem vesh , nga gazetari apo gazetarja qe ka bo kete lajm se Rama paska nje suprize per qytetaret!! Un po i pys kto gazetare, po per fshataret a ka ndonje suprize z.Rama?
    ?‍♀️?‍♀️?‍♀️?‍♂️?‍♂️?‍♂️ o Kazona, nuk shkruhet dhe thuhet qytetare ne kto raste, por thuhet : ka nje suprize per shtetasit shqiptar ???

  13. Zini says:

    Te qifsha Greqine rrace e shkerdhyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje