Kryemadhi e LSI, thirrje grave: Misioni im është të udhëheq, ti lëmë partitë dhe bashkë të largojmë Ramën

22 Nëntor 2017, 19:20Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kerkuar nga te gjitha grate dhe vajzat ne Shqiperi, qe nen udheheqjen e saj, te bashkojne forcat per te larguar Edi Ramen nga pushteti.

Njeheresh Kryemadhi ka bere me dije se misioni i saj tashme eshte i qarte, qe te udheheqe.

Në konventën “Lëvizja e Gruas për Integrim”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi është kapur nga krimi dhe se gratë duhet të bëhen bashkë për të dhënë një model për të ardhmen.

Kryemadhi theksoi se gratë e LSI, PS, PD dhe shoqërisë civile janë njëlloj me pedagoget, të papunat dhe femeret dhe se duhet të bashkohen pa dallime partiake për të larguar Ramën.

“Sot ne jemi qindra dhe mijëra dhe ky është motivim, misioni im është tju udhëheq juve sëbashku me vëllezërit, djemtë dhe bashkëshortët tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja që e ka mbërthyer.

Të shpëtojmë vendin dhe rininë që po largohet se nuk ka të ardhme, të shpëtojmë edhe kryeministrit që është kapur nga e keqja. Të krijojmë një të ardhme të begatë për familjen dhe vendin.

Të dëgjojnë dhe ata që nuk dëgjojnë. Kemi nevojë për modelin e vërtetë, për modelin që shfaqet mes grave të LSI-së.

Jemi njëlloj LSI-ste dhe socialiste, demokrate dhe të shoqërisë civile, pedagoge dhe fermere, jemi të gjitha të barabarta”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se Edi Rama nuk mund ti heqi të drejtën shqiptarëve për të punuar në vendin e tyre, sepse i ka frikë ose i urren ata.

Mes të tjerash kryemadhi tha se gratë mund të bëjnë ndryshimin dhe mos të kenë frikë nga ata që i  dhunojnë.

“Nëse besojmë tek vetja jonë atëherë ka dritë në fund të tunelit. Sot është dita që të lëmë mënjanë ndasitë, përkatësitë partiake dhe zënkat, duhet të ngrihemi për të ardhem e fëmijëve tanë.

Të bashkohemi për të shkulur nga rrënjët qeverinë e narkoshtetit të Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

 

10 komente në “Kryemadhi e LSI, thirrje grave: Misioni im është të udhëheq, ti lëmë partitë dhe bashkë të largojmë Ramën”

  1. Shvejk says:

    Ndaje mire me Ilirin ate muhabetin e misionit, o ti o Iliri se te dy me mision per te udhehequr sikur u be pak si carje trapi.

    1. ULLI MAGNA says:

      RUAJ O ZOT GRATE E VAJZAT SHQIPTARE ! ! ! ! ! …

      … DHE NATYRSHEM FEMIJET QE ATO PO RRISIN E EDUKOJNE,

      E/O DO TA BEJNE NE TE ARDHMEN … ,

      E PO AQ NATYRSHEM BURRAT DHE DJEMTE ME TE CILET BASHKERENDOJNE GJITHSHKA NE KETE JETE E AMBIENT,

      GJITHNJE E ME I VESHTIRE …,

      GJITHNJE E ME I HELMUAR …,

      znj. KRYEMADHI ‘KA LENE THIRRJET PER LSI-ne’,

      DHE KERKON QE ME ‘NJE MISION’ TE MARRE…,

      AJO VETE,

      S’DIHET NGA KUSH (?!),

      KU (?!),

      DHE KUR (?!) …

      ‘TE MOBILIZOJE GJININE’ = GRATE DHE VAJZAT SHQIPTARE,

      PA DALLIM ?! … ,

      POR ME NJE KUSHT ‘TE VOCKEL’ … PO FARE ‘TE VOCKEL’ …,

      QE :

      T’I UDHEHEQE ‘AJO’ ,

      DHE VETEM,

      ‘AJO’,

      SEPSE,

      KY ESHTE ‘KUSHTI’ I VETEM …

      I

      ‘BARAZISE SE VERTETE’ (?!)

      DHE

      ‘UNIVERSALE’ = ALLA ‘ARNAUTISTANCE’ … ?!

      NUK E DI SI E MENDONI JU O SHQIPTARE…,

      POR BESOJ

      SE ‘ALUCINACION NARKO-POLITIK’,

      ORIGJINAL,

      SI KY,

      VESHTIRE SE GJEN …

  2. IP says:

    Cilat gra e degjojne kete te pafytyre. Shiko behu Zv Presidente si ne Zimbabve se Prtine e trashegove, tani puno per te trasheduar Presidencen
    vertet beson se grate do te ndihmojne te permbysesh Qeverine? Po ti ke Partine moj karagjoze

  3. Frenk says:

    Ik mi zhgarravine, bile dhe kete e ke kompliment

  4. lexuesi i irrituar says:

    Me ne fund arrite te bindesh vetveten , se ke lindur me misionin e madh ” te behesh udheheqese”.Tashme grate shqiptare duhet te jene te lumtura se kane gjetur “diellin qe shkelqen”, udheheqesen e madhe qe do ti drejtoj.
    Udheheqese e madhe , mos e bej personale me Ramen , se do te behet xheloz Iliri . Rrexo nje here ilirin dhe pastaj , po doli kohe , rrexo edhe Ramen …

  5. Zamir says:

    Kjo eshte femra me zgjuar,guximtare,e bukur,nuk eshte perfshir ne korrupsion ,ka pasion,I thot gjerat troçe edhe pervete dhe burrin,nuk eshte e njeanshme,ka prespektive,ka mbeshtetjen e serbis,maqedonis,greqis,rusis dhe mbi te gjitha te popullit te vet shqiptar.Nje gje nuk kuptoj une personalisht me kete zonjen do te rrezoj Ramen po nuk thot çfar afron kjo per kete popull asgje,

  6. ne te gjithe says:

    Po kush te beson ty moj hajdute,e pafytyre,e peshtire

  7. Ollga Toronto says:

    Nuk kane te sosur marrezit ne Shqiperi,nje deficente si kjo Krymadhi pretendon te udheheqi vendin,po ku jane te diturit, qe nje budallaqe guxon ti sfidoj?!

  8. Dule pordha says:

    Kur muti mendon se vertet nuk vjen er te keqe. Dava kurve.

  9. gimi says:

    Per sa kohe ajo do beje cfar i thot Janulla eshte me regull do rezistoje!!!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje