Nga Ylli Pata
EULEX flet për herë të parë zyrtarisht në lidhje me zërat se ky mision është pjesë e një hetimi apo përgjimi ku përfshihen politikanë apo zyrtarë shqiptarë.
Në një njoftim të shkurtër, zyra e EULEX, Misionit të BE-së për shtetin Ligjor në Kosovë, i është përgjigjur interesimit, pas deklaratave apo insinuative se ka një përgjim të kësaj instance europiane ku janë përfshirë kryetari i Bashkisë së Durrësit, në komunikim me persona me precendetë gjatë kohës së zgjedhjeve.
Pyetja ka qenë e tillë: “Unë jam Ylli Pata, gazetar nga Tirana. Do të doja t’ju pyesja juve në lidhje me një debat që është hapur këtu në mediat tona në lidhje kinse me një përgjim të EULEX ku është pikasur kryetari i bashkisë së Durrësit duke folur me persona me precedentë penale.
Do të doja t’ju pyes ju lutem, a është e vërtetë se Prokurorisë shqiptare i është dorëzuar një material përgjimi i tillë dhe nëse po, a mund te na thoni më shumë në lidhje me këtë hetim..?”
Përgjigja ishte shumë e shkurtër: “I nderuar Ylli, ky rast nuk i përket misionit të EULEX-it. Çdo të mirë. EULEX Press team”.
Kjo përgjigje, edhe pse e shkurtër mund të thuhet se është e qartë dhe e prerë.
Kush e përfshin misionin e EULEX në përgjime ose gabon ose e keqpërdor, pasi EULEX, edhe në tagrin që ka për të hetuar mbi krimin dhe korrupsionin në Kosovë, përdor metoda speciale hetimi.
Përshembull, nëse EULEX i ka dhënë prokurorisë shqiptare një përgjim, jo si provë por si material për të gjetur provën, prokuroria shqiptare do të duhet të mbrojë burimin dhe të gjejë provën sipas Kodit të Procedurës Penale.
Dhe në fund ta çojë në gjykatë si pjesë e akuzës ndaj një personi apo grupi që akuzon.
Përdorimi në publik, nuk është gjë tjetër vetëm një mundësi apo metodë për ta bërë provën ose të pavlefshme, ose për ta humbur vlerën e saj.
Anduena Llabani, një gazetare e njohur kronike (ndonëse me paraqitje show girl-i në panel), e përmendi e para si rast përgjimin e EULEX-it gjatë një debate tek Opinion-i i Fevziut.
Këtë e vazhdoi edhe qyteari dixhital i ish-kryeministrit Berisha, për të vazhduar me Bashën e mediat pranë PD, ndërkohë që Prokuroria shqiptare nuk flet, për të shtuar kështu aludimet.
I vetmi që ka reaguar është prokurori Anton Martini, që mohoi deklaratat e gazetares që e kalon ditën në zyrën e Adriatik Llallës, sipas së cilës, Martini kishte dërguar letër në tre Ambasadat e rëndësishme perëndimore në Tiranë, për t’u ankuar se nuk po e linte të hetonte dosjen që i kishte ardhur nga EULEX.
Ai tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ai nuk ka dërguar asnjë letër. (TemA)
Epo çfare mutin do Basha dhe Berisha qe shpifin e nxierin gjera te paqena? Ku shkojne tani, per ato qe thane u dolen bllof? Keshtu do ti kthej besimin pd-ke Basha? Nga keta nuk ecen kurre perpara pd-ke,dhe do rrij per jete e mot ne opozite duke lehur si qen.
spartaku-pyetja juaj eshte legjitime, por ne jemi mesuar tashme me kreret e PD-se qe shpifin per te kedo qe eshte kundershtar i tyre.
Saliu e ka ne gjak shpifjen dhe po keshtu edhe te tjeret qe i vene nga pas. Shpresojme qe te mbaroje vetingu nje ore e me pare qe me ne fund ti shohim keta qelbanike ne burg.
DHE me ne fund u sqarua cdo gje EULEX nen hetim nga ylli pata Por qafe rosaku Tani mungon vetem firma e mero servilit qe ta mbuloje mutin me shure
Tamam kazan qe ha ne tepsia e edvin rames
Mero mos i fol shoferit mos ja luaj timonin
Une e kuptova ndryshe
Eulex thote sjemi ne pergjuesit pra sjemi ne autoret e misionit
Dmth ylli pata e ka bere pyetjen ne agjensine e gabuar por qe eulex eshte ne dijeni te ketij pergjimi
Une besoj qe ekziston ky pergjim thjeshte per faktin qe prokuroria eshte krejt ne dore te pd dhe informacioni kalon me pare te ata qe perdoret per qellim politik
Pyetja eshte c’kerkojne te blejne me keta shantazhe??
Une besoj amnisti nga vetingu
Opozita Shqiptare e Shqipris ne krye me Lulzim Bashen me ket MENTALITET qe posedon edhe dy mandatet e radhes Parlamentare nuk kan shans te fitojn zgjedhjet.
Po mire …vertet jeni kaq debila apo e keni nda mendjen me i bo llape deri ne fund gjushit?!
pergjigja e EULEX thote – KY RAST NUK I PERKET EULEX.
Cila pjese ju duket se pergenjeshtron RASTIN ketu?
tua bej me te thjeshte. Nqs dikush pyet – A eshte Mero baze dhe gazeta e tij PACAVURE? dhe pergjigja ta zeme eshte – Ky RAST nuk na perket ne ta komentojme… Do e merrnit ju si konfirmim qe Mero nuk eshte pacavure?!
Jo vetem kjo gazetarja Anduena qe paguhet nga PD e Llalla por eshte dhe nje tjeter qe nuk ja di emerin eshte nje fytyre kale qe shkon te Fevziu per here te dyja keto flasim me bindje te plote per cfare ndodhe dhe gjithmone dalin bllof ,do te ishte mire qe ata ose ato gazetare qe vetem shoifin duhen te denihen me ligj boll me me shpifje ,edhe nje gje duhet ta dini ju te dyja shpifese si dhe shpifesit Fevziu ,Bushati,Lubonja,Zogaj,Zheji,Gjonmarkaj sja di mire mbiemrin Agron emerin e shume te tjere te Kazanit di ju ka vene Rama,sa do te shoifni aq me shume ju urren populli Rama mori 74 deputete 2017 por me ju per sa kohe do filni ne TV ne zgjefhjet e 2021 do te mare 94 ,fat i madhe per PS per dhe sa kohe do jene dy kriminelet Berishe e Bashe
Andufenda eshte nje gore e lige, prandaj e ndau burri.