Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.
Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.
Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart Neës”.
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.
Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.
Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.
Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Stonington Strategies,’ gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.
Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.
Tani lind pyetja, ku i ka gjetur Lulzim Basha, një miliardë lekë?
A janë ato financime të biznesmenëve të ndryshëm pranë PD-së, apo para të krimit (që Basha i përmend shpesh këto kohë), apo para korrupsioni gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PD-së dhe Bashkisë së Tiranës për katër vjet?
Pse nuk janë deklaruar ato?
Në këto kushte, gjëja më normale që do të ndodhte në një vend normal, ishte nisja e hetimeve nga ana e Prokurorisë.
Por, me këtë Adriatik Llallë që kemi në në krye të Prokurorisë, i cili për 5 vjet me radhë ka mbyllur çdo dosje korrupsioni, vështirë se do të kemi ndonjë hetim.
Plus që Basha me Monikën po luftojnë që ta kemi dhe nja dy vjet të tjera kryeprokuror, dhe Adriatiku duhet të merret me çështjen “Tahiri”, që të shpërblehet! (TemA)
HETIM HAJDUTËVE !
NDRYSHE , RREVOLTA DERI NË RRËZIM TË LIDERSHIPIT TË PARTISË DEMOKRATIKE.???
KATASTROF ! Cfare behet ne kete vend ?????????