Lideri i Partisë Demokratike ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit duke e konsideruar atë si përgjegjësin kryesor për krimin dhe trafikimin e drogës.
Kryedemokrati shprehet se ai është duke mbrojtur politikisht Kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Basha tha se Rama ka strategji për të mbajtur drejtësinë dhe të mbyllë të gjithë hetimet që mbrojnë një sërë kriminelësh.
“Ngjarjet e 24 oreve te fundit treguan qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.
Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.
Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gwnjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar.
E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.
Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar.
Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Cdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:
Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë.
Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.
Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.
Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera.
Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.
Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën.
Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithcka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë.
Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm cështje kohe.”
Te Dhalla e ka hallin ky pleraju ka fut lepri ne bark ktyne,Dhalla Vetingu Vetingu Dhalla…….ahahahahaha
Esnafi I ”republikes se re” ,te cadres se krimit e turpit pa limit,,,,marre me shqelma nga vullneti I shenjteruar I shumices se shqiptareve ,me 25 qershor 2017,,,ka nisur te renkoje publikisht.Bukur,shume bukur.
Z.Luli ke harruar Gerdeci, rrugen e Kombit , Fullanin , Cezin, Ministrat e saliut , Shitjen e Detit dhe me keq fare 21 janarin ku ju z. Luli jeni kem e kok brenda , por per fat te mir je jashte ne saj te punes shume te mir qe ka kryer Z. LLalla si Kryeprokurori juaj dhe jo i Popullit, kjo tregon se ju ka ikur memorja juve dhe jo Popullit.
Ore debil, ty moster, te ka mbrojtur berisha, ne bashkepunim me drejtesin e kooruptuar, per humbjen e 230 milion Erove , ne rrugen e kombit, si ish minister i komunikacjnit, per shitjen e detit, greqis. Si ish minister i jashtem, per vrasjet e kater qytetareve paqesor me 21 Janar ne bulevard, si ish minister i brendeshem dhe ste hyr nje gjemb ne kembe.
Ndersa Rama po i ben thirje drejtesis dhe policis te kapen dhe te ndeshkohen para ligjit , pa perjashtim, te gjith ata qe kan abuzuar dhe shkelur ligjin.
Basha, !
Na jep paratë që u dhe lobistëve, dhe ik pirdhu në HOLLANDÊ!??????
Ka frike lumemadhi se ai qe do te vije nuk besoj te jete si llalla dhe do t’ja nxjere lakrat.
S’ke c’i ben Lyl,nje dite do vinte.Kur e zgjodhe ti Llallen,nuk te tha njeri gje,jo se nuk dihej c’mall ishte (made in rrumpalla) ,po keshtu e ka kushtetuta.
Edhe pse nuk pata durim ti lezxoja budallalleqet e paterices se saliofasllicit dua te nenvizoj se ky lider eshte njeriu me lakuar ,I deshifruar I kompretuar keq zullumqarin komunisto kameleonin Sali ,Por po behet cdo ore e me shume I urrier per popullin e kombin Shqiptar
-Ska njeri I madh e I vogel qe si di bemat dhe rekordet kriminale te Lulushit te Saliut :
-si minister I mbrendeshem vrau 4 qytetar te pa fajshem
Si minister I jashtem beri tradheti kombetare me detin e greqin.
Si minst komunicinit e rrugeve ber kerdin duke vjedhur miliona e miliona euro ….
Si pjestar I fondacioneve ,ka veprimtari kopremetuese me u.c.k ne kosove….
Si k/bashkise Tiranes nuk vuri as nje tulle per se mbari u prezantua me mungesa te theksuar ne drejtim ,organizim hakmares me punonjesit duke bere pastrim partiako -politik etj etj
E PRA !
A MUNDE TI BESOJ NJERI ,KETIJ LULEZIMI ,I PA PERGJEGJSHEM DHE TOTALISHT I PA AFTE I PA FORMUAR E PA PERVOJ TE DREJTOJ SHTET ? ? ?
J O. !