“RD”: Në kërkim nga Prokuroria edhe gazetari Artan Hoxha, është zhdukur prej ditësh. Reagon gazetari

23 Nëntor 2017, 20:18Politika TEMA

“Rilindja Demokratike” shkruan se Prokuroria ka nën hetim edhe gazetarin Artan Hoxha, pasi akuzohet se ka sabotuar hetimet e kësaj të fundit për rastin “Habilaj”.

Plot 40 persona janë nën hetim sa i përket aktivitetit kriminal të Moisi Habilajt në fushën e narkotikëve. Mbrëmjen e sotme(dje), Prokuroria ka bërë të ditur se të paktën 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë nën akuzë për përfshirje në trafikun e Habilajve dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arrestet.

Por burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se në mesin e të hetuarve është edhe një gazetar. Po sipas këtyre informacioneve, mësohet se gazetari përmes deklaratave televizive është përpjekur të sabotojë hetimet duke lëshuar deklarata të papërgjegjshme.

“Deklaratat e thëna në studiot televizive kanë pasur për qëllim shpërqëndrimin e hetimeve nga ana e gazetarit” – thonë burime nga Prokuroria.

Thëniet dhe kundërthëniet e gazetarit dyshohen se kanë qenë të porositura nga ish-zyrtarët e policisë që kërkohen me qëllim zhvendosjen e vëmendjes ndaj zonës së trafikut ku ata vepronin. Mësohet se gazetari në fjalë është në mesin e 40 personave nën hetim ndërsa burimet nuk e thonë emrin e tij”, shkruan “RD”, që në titull thotë se bëhet fjalë pikërisht për Artan Hoxhën.

Pas këtij shkrimi, ka reaguar edhe vetë Artan Hoxha.

Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates…dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur””, shkruan Hoxha.

“Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe….

ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete…

u thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret…

me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar…”, shkruan më tej ai.

8 komente në ““RD”: Në kërkim nga Prokuroria edhe gazetari Artan Hoxha, është zhdukur prej ditësh. Reagon gazetari”

  1. 123 says:

    hahahahah…
    shkoi dhe u mbars me LUANIN, por do te pjelle nje …..M….T!
    Mendjemadh dhe pordhac!

  2. pokeristi says:

    O Zot!!!!….Ndihmoje Shqiperine!
    Ka rene preh e njerezve te epokes te gurit.
    Si eshte e mundur!!??I gjithe ky popull,perfshi edhe fuqite perendimore,te bien peng e nje guri te pageshendur,ne shekullin e 21-te,ne mes te Europes,ne mes te pabesuseshmes,ne mes…nuk di cfare te them….!!!!!!
    Boll ! Demokracia ka vendin e saj,por edhe diktati,shpeshhere eshte i barasvlefshem me demokrwcine…ndoshta me ate liberale.

  3. VASILI says:

    Per cilin ARTAN HOXHA shkruan PD se per mua jane me shume se TRE me emer dhe mbiemer te tille.Shume serioze kjo.Ju lumte se priten shitje te shumta GAZETE nga serioziteti.

  4. Artan says:

    Tan Hoxha eshte nder te vetmit gazetare te vertete shqiptare.

  5. Artani sa per dieni o popull eshte gazetar i lire dhe shhme i vlefshem si intelektual. Eshte aset i gazetarise investigative ose i hetimit te problemeve. Eshte shume i besushem . Lereni ne pjunen e tij te vlefshme e te veshrire. Tung.

  6. kozmo says:

    BRAVOOOOOO ! SHUME SHPEJT, KALAJA E TYRE PREJ RERE, DO TE SHEMBET DHE HIJENET SHQIPETARE DO TI SHKULEN DHEMBET E TYRE TE PREFET . KAZANI POLITIK FILLOI TE MARRE VALE .
    JEMI NE PRITJE TE SHTERIMIT TE SAJ !!!!

  7. Harillaqi says:

    Vertete,kazani mediatik ka filluar te marin vale dhe po zjen.Kerrminjet qe jane brenda,kane filuar te qajne e gumzhijne te tmerruar.Kerrmilli madh Berisha eshte krrusur dhe i eshte futur koka ne bythe.Bashes i ka ikur fytyra menjan si tollombace,syt si korkodhoket e lepurit,goja e hapur per te ngrane mushkonja.Po lebetien nga frika se po u therresi viktimat,njerzit qe jane sot ne parajse te vrare nga keta te dy kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje