Berisha del sërish bllof, policia: Dy avionët sot në zonën e Kuçovës, po hedhin nga ajri vaksinën kundër tërbimit të dhelprave në zbatim të programit "Paza 5"...!

23 Nëntor 2017, 21:11Politika TEMA
Berisha del sërish bllof, policia: Dy avionët sot në zonën e

Ish kryeministri Sali Berisha vijon te dale bllof me qytetarin e tij dixhital. Ose dikush tallet me te ose, ai e ka me shume qejf qe t’ia fuse kot.

“Sot narko-flota ka nisur fluturimet me kaçatoret e saj, heret ne oren 6:00! sb”, shkruante Berisha sot ne rrjetin social duke e shoqeruar akuzen me foto.

Por ka reaguar menjehere Policia e shtetit, qe ka sqaruar se gjithçka behet ne kuadrin e vaksinimit nga ajri te dhelprave kunder terbimit, nje projekt ky i Ministrise se Bujqesise.

“Lidhur me dy foto të cilat janë publikuar në faqen e Facebook të Z.Sali Berisha ju bëjmë me dije se:

Dy avionët të cilët kanë operuar sot në zonën e Kuçovës nga ora 06:00 deri në orën 18:00 janë në zbatim të programit “Paza 5″, nga Ministria e Buqësisë për hedhjen nga ajri të vaksinës kundër tërbimit të dhelprave dhe kafshëve të tjera të egra.

Drejtoria e Policisë Berat është njoftuar nga Drejtoria e Buqësisë dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij projekti”, reagon policia duke nenvizuar se e di dhe kreu i bashkise se LSI ne opozite aksion.

3 komente në “Berisha del sërish bllof, policia: Dy avionët sot në zonën e Kuçovës, po hedhin nga ajri vaksinën kundër tërbimit të dhelprave në zbatim të programit “Paza 5″…!”

  1. KodraSadikit says:

    Ndoshta eshte perceptim personal por britmat e Berishes teposhte e perpjete sdo ta shpetojne edhe kete person nga vetingu!! Dhe e dyta Berishen duhet ta brene ndergjegja per shitjen e detit te Shqipnise ky raste sduhet te fshihet e harrohet asesi …

  2. Babuç says:

    Na çane dhelprat dhe egersirat e tjera po po po

  3. Artiles says:

    Po le nam o njeri? Nuk e kupton qe po behesh qesharak? Mund te pyesesh se me sa leke e ka fituar kompania maqedonase tenderin per projektin e BE -se, nderkohe qe avionet e sperkatjes se xhaxhit i prishem me nje te rene te lapsit. Ka mundesi qe me vleten e ketij tenderi disa vjecar do e kishin justifikuar ekonomikisht mbajtjen e tyre. Te mos flasim pastaj per te ndihmuar fermeret, apo sperkatur pishat ne bregdet dhe per te luftuar mushkonjat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje