“Nga gjithë vendet e tjera, pse duhet të shkoni pikërisht në Tiranë? Përgjigja është e thjeshtë, sepse kryeqyteti shqiptar ka bërë ndryshimeve rrënjësore dhe qeveriset nga një kryetar revolucionist shumë i ri në moshë që vazhdon të bëjë ndryshime. Prandaj bëj një hap për të zbuluar Tiranën”.
Kështu e nis shkrimin e tij për kryeqytetin tonë gazetari italian Andrea Forlani, i cili e sugjeron Tiranën në vendet që duhen vizituar dhe shijuar me patjetër, duke listuar arsye të shumta, ndër to edhe qeverisjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të cilin e përshkruan si djali i ri revolucionist që ka transformuar Tiranën dhe vazhdon me planet e mëdha në bashkëpunim me arkitektët më të famshëm italianë.
Ja çfarë shkruan ai për youmanist.it:
Por fillimisht le të fokusohemi tek kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Nëse gjithë kryetarët e qyteteve do ishin si ai, me siguri do ndryshonim mendim për politikanët dhe politikën në tërësi. Veliaj, një njeri i kulturuar, simpatik, flet shumë gjuhë, është interesant, me një zyrë ku në gjysmë të rrugës ka një sallë për fëmijët dhe një galeri bashkëkohore arti, që tregon një optimizëm të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Atë e duan bashkëqytetarët e vendit, aq më shumë bashkëqytetaret, si asnjë rockstar që nuk ja kanë marrë dot zemrën atyre, qyteti i tij po ndryshon hap pas hapi.
Për të krijuar një ide, mjafton të bësh një shëtitje në sheshin Skënderbej, e sapo rihapur pas një ndryshimi rrënjësor nga ai i vjetri. Por kryetari nuk ishte vetëm në këtë nismë. Plani i ri u realizua nga Stefano Boeri, arkitekti italian, punët e të cilit janë më të njohurat në botë, pas projektit të tij të famshëm milanez me “Bosco Verticale”.
Përsa i përket gjelbërimit, ka ende plane që do vihen shumë shpejt në zbatim. Në Tiranën e re do mbillen plot 2 milion pemë. Por Boeri nuk është arkitekti i vetëm italian që vendos Zampinon në kryeqytetin shqiptar. Para tij, la gjurmë dhe shenjë një tjetër italian, Gherardi Bosia, i cili në kohën e Musolinit, ngriti disa ndërtesa monumentale fashiste që ende rrojnë edhe sot në piazza italia.
Të mos harrojmë Xhaminë Et’hem Bej, inauguruar në vitin 1823 dhe ende sot vazhdon te përmendet në mesin e ndërtesave më të admiruara të kryeqytetit. Ndër lajmet e tjera shumë të mira për Tiranën, përmendim edhe ushqimin cilësor e të shijshëm, si dhe argëtimet dhe adrenalinën. Sidomos në pjesën e bllokut, një lagje shumë e famshme në kohën komuniste, ku banorët mblidheshin aty dhe qëndronin. Në fakt, diktatori Enver Hoxha i cili e ktheu në vendin e tij nga viti 1944 deri në vitin 1995 kishte mendimin për ta fshirë atë nga hartat turistike. Por sot blloku është bërë një vend i elitës së re shqiptare, aty gjen gjithçka, restorante, lokale, klube, ndër restorantet përmendim L’italiano Living. Por nëse kërkon të blesh ushqim të mirë, mos harro Pazarin e ri, aty ku ndodhet tregu i transformuar nga Bashkia që sjell produkte të freskëta etj.
Sigurisht që pjesë e diktaturës së Enver Hoxhës ishin bunkerët, ai ishte i bindur se imperialistët do sundonin Shqipërinë dhe se për tu mbrojtur nga kjo, duheshin ndërtuar sa më shumë bunkerë, në çdo cep të vendit edhe nëntokë. Gjeja e çuditshme është se një gazetar italian i quajtur Carlo Bolline e ka kthyer në një muze shumë të çuditshëm, ku arti bashkëkohor dhe kujtimet ndërthuren në 102 dhoma, përfshirë edhe sallën e kongresit prej 200 vendesh. I quajtur Bunk’Art është vendi ku ju këshilloj të mos e humbisni. Nëse vuan nga klaustrofobia, mund të zgjedhësh vendin tjetër të mrekullueshëm. Ekziston një proverbë e famshme lokale ku thotë: Nuk e ke parë tërësisht Shqipërinë nuk ke bërë shëtitjen në teleferik. Teleferiku të çon në majën e malit Dajtit me Dajti Ekspres dhe ndërkohë shijoni pamje të mrekullueshme nga lart. Aty mund të ndalosh në restorantet përballë pamjeve panoramike, ku mbrëmja është ajo që të mrekullon vërtetë. Nëse ndihesh i lodhur në darkë, Plaza është aty për ty, një hotel gjigant modern, ku ofrohen shumë shërbime, një SPA nga qendra Wellnes dhe dhoma hoteli me të gjitha kushtet që kërkohen sot, ose mund të shkosh tek hoteli klasik Sheraton, pranë Piazza italia, me dy pishina dhe një park të madh të gjelbërt… Më mirë se kaq…
https://www.youmanist.it/currents/rotte-insolite/un-salto-a-tirana
Nuk ke the asgje deri ketu,o gazetari italian!
Ky kryetari i Bashkise se Tiranes ju duket si revolucionar,por nuk e dini se ai eshte nje show man i pa pare!
Vetem 3 km larg zyres se tij,ne Yzberisht,qe eshte pjese e Bashkise se Tiranes,ju do te shijoni nje Geto te vertete prej 50 mije banoresh,qe jetojne atje me rruge te pa shtruara,plot gropa,me pluhur ne vere e balte ne dimer,plehrat dhe qente rrugace zoterojne te gjithe hapesiren,ku nuk ka asnje kopesht e cerdhe shteterore,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje vend per pensionistet,asnje poste policie,asnje dege banke,asnje agjensi postare etj!
Flet shume kryetari i Bashkise se Tiranes,por ju nuk e dini se ne banoret e Yzberishit, rrugen prej 3 km drejt qendres se Tiranes duhet ta bejme me autobuzet urbane per rreth 60 minuta,sepse askush nuk i kontrollon nga Bashkia keto firma private!
Me pare shkon ne Durres se sa ne sheshin Skenderbej!
E vetmja gje qe eshte per tu pare eshte figura e Gjergj Kastriotit,,edhe ajo e bere nga skulptor i huaj.Tirana ma de in , pushtues pa identitet.Kjo qender pasqyre e trishtimit dhe e keq informimit .Ne kryeqytetin tone duhet ndertuar nje tjeter qender,e ndertuar nga mjeshtrat shqiptare,dhe me simbolet e kombit tone qe nga koha ilire e gjeri me sot.Ne kemi nje histori me heronje te pa funde.
O ti i pa emer, urrejtja per cdo gje te bukur e te mire, qe sot eshte e dukshme ne Tirane, nen drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, te ka verbuar e nuk shikon gje si ka ndryshuar kryeqyteti yne keta dy vjet. Po dhe kuptohet sa i paditur je, kur nuk di se kush e ka bere Monumentin e mrekullueshem te Skenderbeut. E kane bere shqiptare dhe artiste te medhenj. Ky Monument në Tiranë eshte i ngritur ne vitin 1968 dhe është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Për nder te tij sheshi njihet me emrin “Skenderbej”. Dhe, sa per ty Mateo, e drejte eshte qe Veliaj eshte edhe “show man” i vertete, por ne radhe te pare ai eshte njeri i vertete, punetor i vertete, atdhetar i vertete dhe vizionar i vertete. Kjo eshte e dukshme
fiqte dhe roli ,ne stomakun e njeriut,ne vecanti ne te shqiptarit,per sheshin ,jane shpenzuar 15milion euro,e tirana eshte pa uje, me depozita siper taracave te pallateve,tirana qe kazanat e plerave jane pa kapak,tirana ku abuzimi i ndertimeve eshte i pa krahasushem me kryeqytete te shteteve te europes ku funksionon ligji.nga vjen gazetari talan andrea forlani,mos valle nga firence,ku **revolucjonari* erioni i velias firmosi kontrata me kryetarin nardela, thoni gagjetarit qe tirana ka nevoje ,per te pasur uje te pijshem ne rubineta e shtepive,e te kete nje sherbin shendetesor te kohes,e jo si ne afrike,cojeni te vizitoje spitalet shteterore,e jo private ku shkon* revolucjonari* erioni i velias.te na rroje shqi-peria ,morre burra.
Nga Enver Hoxha trashegoi Tiranen e bukur. Bunkerer ishin per te trembur dhe torturuar laraskat si Bolino.
Boll na bete fletelavderimi per qelbaniket qe shkerbythen ne Tirane dhe harrojne mizerjen e jetes per uje e drita. Dhe te dale pertej Tiranes , dhe flasim ndryshe