Këngëtares britanike që këndon sot në Tiranë i vjedhin 300 mijë Paund

29 Nëntor 2017, 13:13Lifestyle TEMA

Këngëtares Emeli Sande që sonte do të jetë në Tiranë, i kanë vjedhur 300 mijë Paund nga llogaria bankare.

Mësohet se ylli britanik me famë botërore, ra pre e një skeme të vjedhjes online.

Sipas mediave, çështja u zgjidh dhe autoritetet britanike në Londër zbuluan autorin e dyshuar, që është Rasad Salam.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat.

Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje