Pas vendimit të Trump, tani gjithçka është e paparashikueshme

8 Dhjetor 2017, 09:17Bota TEMA

Nga Rainer Hermann*

Ka një sërë temash, për të cilat kërkohet hipokrizi. Ndër to bën pjesë edhe diskutimi, nëse Turqia duhet të bëhet anëtare e BE-së, por në to bën pjesë edhe i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Tema e parë është mbyllur me presidentin turk Tayyip Erdogan, ndërsa për temën e dytë ishte të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump, i cili i dha fund hipokrizisë. Me deklaratën e tij, se e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ambasada amerikane do të zhvendoset atje, ai në fakt pranon realitetin. Megjithatë ai ka shkaktuar me këtë vendim një tërmet të vogël, që do të dëmtojë edhe interesat amerikane.

Një sipërmarrës shkatërron atë që ka dështuar

Si sipërmarrës Trump e di, se pas një dështimi dhe falimentimi ka një fillim të ri. Kështu presidenti do të shkatërrojë, atë për të cilën beson, se ka dështuar. Në sytë e tij këtu bën pjesë i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. E përse pra të mos provohet një tjetër proces?

Në fund të fundit asnjëri prej dy protagonistëve nuk ka dashur dhe nuk e do paqen me kushte, që mund t’i pranojnë të dyja palët. Palestinezët më 2001-2007 e refuzuan kthimin e 97% të territorevetë pushtuara duke përfshirë edhe Jeruzalemin lindor. Ata donin të gjitha ose asgjë e tani mbeten duar bosh. Izraeli nga ana e tij ka vazhduar me konsekuencë politikën e ngulimeve hebreje – e me këtë ka bërë fakte të kryera. Nën kryeministrin Benjamin Netanjahu Izraeli nuk është më i gatshëm për lëshime. Izraeli i do të gjitha dhe më i forti i merr të gjitha – duke përfshirë këtu edhe ambasadën amerikane në Jeruzalem.

Trump me sa duket nuk i di pasojat e vendimit të tij në Lindjen e Mesme. Atë e ka motivuar për këtë vendim vetëm politika e brendshme – ai iu përmbajt premtimit që u dha përkrahësve të tij evangjelikan dhe lobit të fuqishëm hebre. Në Lindjen e Mesme me këtë ai forcon Iranin – që krahas Turqisë – mund të përfitojë si mbrojtës i interesave islame.

Zgjidhja e ҁështjes palestineze në Sinai?

Se ҁfarë “marrëveshje” e madhe mund të vijë pas shkatërrimit, përҁarjes alla Trump, është ende e paqartë. Gjithnjë e më shumë po kristalizohet, se Egjipti një pjesë të Sinait duhet ta lirojë si “territor komepnsues” për palestinezët. Por kjo sigurisht që nuk do ta paqëtojë rajonin dhe ndoshta zgjidhja do të jetë vetëm një paqe tjetër, që i jep fund paqes së të gjtihëve.

*Komenti i Rainer Hermann është marrë nga gazeta Frankfurter Allgemeinen Zeitung

1 komente në “Pas vendimit të Trump, tani gjithçka është e paparashikueshme”

  1. Andromeda says:

    Idioti Trump po e çon botën drejt luftës së tretë dhe kjo do të jetë luftë fetare asgjesuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje