FOTOT/ Lulishtet e Tiranës siç nuk i keni parë

16 Dhjetor 2017, 10:20Sociale TEMA
FOTOT/ Lulishtet e Tiranës siç nuk i keni parë

Krahas mbjelljeve e krasitjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rehabilitimin e lulishteve. Punonjës të ndërmarrjeve nën varësi të saj kanë nisur në të gjithë territorin rregullimin e lulishteve të cilat janë dëmtuar.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, banorët e kryeqytetit do të kenë një hapësirë çlodhëse të mbushur plot me gjelbërimin pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa puna vijon me intensitet edhe në lagje të ndryshme.

 Një vëmendje po i kushtohet shtimit me fidanë të ri të këtyre hapësirave dhe dekorimit të tyre me lule të ndryshme duke krijuar në pika të ndryshme të qytetit mini oaze qetësie, ku qytetarët mund të kalojnë disa orë sëbashku me familjarët e tyre.

 Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve,  ku vlejnë të përmenden këndet e lojërave, fushat sportive, vendosja e stolave, koshave, ndriçimit etj.

 Gjithashtu është punuar edhe për kalendarin e aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qenë miqësor me natyrën.

2 komente në “FOTOT/ Lulishtet e Tiranës siç nuk i keni parë”

  1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Ehhhh mer “gazetar ” militant i Erionit…je kalama se te ishe pak me i vjeter do e dije se ne kohen e Enveri vinte era karafil Tirana, Durresi, Vlora etj…

  2. Xheni says:

    ??✋️ BRAVO LALI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje