Basha kërcënon mazhorancën: Tërhiquni ose do përballeni me popullin

18 Dhjetor 2017, 10:26Politika TEMA

Lulzim Basha ka kërcënuar mazhorancën nga salla e parlamentit.

Ai ka kërkuar që ajo të tërhiqet nga zgjedhja e kryeprokurorit të ri, ndryshe, sipas tij, ata do të përballen me pasojat.

“Sot është një nga ditët më dramatike në këtë parlament, një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë.

Kjo është një seancë antikushtetuese! Sot në mënyrë tinzare ju po bëheni gati për një grusht të mirëfilltë shteti. Perëndimi, Europa, SHBA-ja, e kanë sanksionuar qartë ndarjen e pushteteve si themel i demokracisë: ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia janë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ia ndalon kryeministrit, një force të vetme politike emërimin e kryeprokurorit.

Ju jeni paralajmeruar të hiqni duart larg pushtetit të drejtësisë, jeni paralajmeruar të mos vazhdoni më pengimin e hetimeve për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, inceneratorëve.

Ju jeni të vendour të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj.

Ky është çasti i fundit ku në emër të Kushtetutës ju paralajmërojmë të tërhiqeni!

Ky është urdhri i popullit, bindjuni atij ose përndryshe do të përballeni me pasoja”, tha Basha.(TemA)

1 komente në “Basha kërcënon mazhorancën: Tërhiquni ose do përballeni me popullin”

  1. Lexus says:

    Partia Dekadente e Lidhjes Saliste Iliriane
    PDLSI
    ???? Kuku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje