Kina ndërmerr një hap tjetër si fuqi udhëheqëse botërore në fushën e teknologjisë dhe të ekonomisë.
Inxhinierët kinezë të avionëve shënuan gjatë Krishtlindjeve një arritje superlative.
Hidroaeroplani më i madh në botë i prodhuar në Kinë bëri më 24 dhjetor fluturimin e tij të parë.
Avioni AG600 i prodhuar nga sipërmarrja shtetërore e avionëve Avic, u nis për një fluturim njëorësh nga qyteti jugor i Zhuhait.
Agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua njoftoi se ky avion i tipit turboprop është projektuar për 50 pasagjerë.
Avionët mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake, por ata janë të destinuar për operacione shpëtimi në det dhe për fikjen e zjarreve në pyje.
Avioni i ri hidraulik ka afërsisht madhësinë e një avioni Boeing 737 dhe është në këtë mënyrë shumë më i madh se çdo aeroplan tjetër që mund të ulet në ujë.
Krahët e avionit kanë një hapje prej 38.8 metrash.
Ai mund të fluturojë në një distancë deri në 4,500 kilometra dhe mund të qëndrojë në ajër dymbëdhjetë orë.
Quhet HIDROPLAN dhe jo hidroavion, o gomar!!!