FOTOT/ Shkup, mbahet gara e Babagjyshërve

25 Dhjetor 2017, 16:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shkup, mbahet gara e Babagjyshërve

Në kuadër të kremtimit të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në qendër të Shkupit u mbajt “Gara e Babagjyshërve”, të cilën e organizoi shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në majë” me mbështetje të bashkisë së Shkupit.

Kjo garë tradicionale, në të cilën pjesëmarrësit ishin të veshur në kostume të Babagjyshit, filloi në parkun “Gruaja – Luftëtare”, prej ku pjesëmarrësit vrapuan shtegun në gjatësi prej dy kilometrave.

Nga ana e organizatorit u ndanë shpërblime solemne. Në garë mund të merrte pjesë secili pa kufizime sipas moshës, ndërsa fëmijët shoqëroheshin nga prindi ose kujdestari.

Ngjarja u shoqërua me program muzikor. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje