Baba Vanga është e moshuare bullgare e cila është bërë e famshme për parashikimet e saj. Ajo thuhet se ka arritur që të parashikojë sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ngritjen e Shtetit Islamik, cunamin e vitit 2004, Brexit, etj.
Për vitin që vjen, gruaja që njihet si “Nostradami i Ballkanit” ka bërë dy parashikime të mëdha. Ajo ka parashikuar që në vitin 2018, Kina do bëhet superfuqia e botës, duke parakaluar SHBA-në. Po ashtu ajo ka parashikuar që në Venus do të zbulohet një formë e re energjie.
Një sondë hapësinore, e quajtur Parker, pritet që të lëshohet në korrik të vitit që vjen. Sonda e NASA-s do të studiojë koronën e jashtme të Diellit. Parker nuk do ulet në Venus, por do të përdorë fuqinë gravitacionale të këtij planeti për të mbërritur tek zona studimore.
Misioni do të përpiqet që të përcaktojë strukturën dhe dinamikën e fushave magnetike në burimin e erës diellore. Po ashtu sonda do të gjurmojë rrjedhën e energjisë që nxeh plasmën që rrethon Diellin.
Parashikimi i saj i dytë është që Kina do parakalojë SHBA-në si superfuqi në vitin 2018. Të dhënat e Bordit të Konferencës, publikuar dy vite më parë, thonë se në vitin 2018, kontributi i Kinës në GDP-në globale do të kalojë SHBA-në.
Baba Vanga parashikon se shumë shpejt, mjekët do kurojnë çdo sëmundje falë rritjes së klonimit. Rreth viteve 2262 dhe 2304, njerëzit do arrijnë të udhëtojnë në kohë. Në vitin 2341 e në vazhdim, një seri katastrofash do e bëjë planetin të pabanueshëm. Njerëzit do emigrojnë në një tjetër sistem diellor, por burimet e pakëta do bëjnë që të shpërthejnë luftëra. Në vitin 5079, universi nuk do ekzistojë më.
Baba Vanga vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare. (TemA)
Une mama Vangja e Poradecit parashikoj:
Ne vitin 2018 Edvin Rama do te vazhdoje te jete kryeminister i Shqiperise.
Ne vitin 2058 gjysma e njerzimit do te vuaje nga nje semundje e quajtur : Gazomilitis qe do te thote se gjysma e njerezve do te pjerdhin papushim.
Ne vitin 2060 gjysma e pa semure nga Gazomilitis do te kete vdekur e asfiksuar nga pordhet e njerezve me Gazomilitis.
Ne vitin 2070 planeti i Tokes do te ndryshoje emer dhe do te quhet planeti i Pordhes.
Ne vitin 3100 do te zhduket dallimi midis sekseve dhe kalamajte do te klonohen
Ne vitin 3500 do te ngjallet Enver Hoxha, po do te helmohet menjehere nga Pektor Heçi nje mjek i njohur per helmimet me pagese.
Ne vitin 3550 mjeku Kuf Isalo do ta vrase me snaiper doktor Heçin dhe do t’i rrembeje kompanine “Helmime me Pagese”.
Ne vitin 4000 e gjithe Bota do te quhet Shqiperi.
Ne vitin 4001 Bota do te zhduket si pasoje e luftimeve me bomba dore ne Parlament.
PS. Une mama Vangja e Poradecit, kam vdekur ne vitin 1997 nga nje plumb qorr.
nastradinet e ballkanit drejtojn gazeten Tema dhe gjithe boten
Ky do te shpike “qytetarin digjital” dhe ja ka lane Sali Pordhes si trashigimi.
Parashikoj qe Vetingu do ja u rruaje te gjitheve!
Ky po që është artikull! Edhe unë jam në gjendje të parashikoj të ardhmen, ja p.sh.: Në vitin 5076 të gjithë shqiptarët do të hanë me luge floriri, ka marrë fund kjo punë (thuaj jo po deshe). Dhe diçka, se desh harrova: Po në vitin 5076 të gjithë llojet e majmunëve në planetin Tokë do të kenë kaluar dhe tre stade evolucioni dhe do të jenë bërë njerëz! Hë të keqen, postoje një çikë, se juve të Temës ju kemi për këto gjëra te shkolluara.
Çe do qe nuk mundi te parashikonte qe pederasti Jannoulatos do te behej alvane !
Na hapet barkun me keto idjotesira!? Jetojme ne shekullin e kibernetikes ku shkenca me gjithe zhvillimin e papare ende nuk eshte ne gjendje te jape shpjegime per shume fenomene dhe kjo eshjte dialektike. Po qe gjithe keta shkencetare me mjekert e me nje barre mende te presin zgjidhje dhe shpjegime per nje mori fenomenesh natyrore nga ca plaka injorante e magjistricka te denja vetem per fimat te cilet evokojne ngjarjet e mesjetes, kjo nuk ka ane e udhe!? Nuk late nastradin te botes se prapambetur pa na e servirur ne boten e qyteteruar!?