Ajo vdiq në moshë 27-vjeçare duke shokuar botën e muzikës, ndërsa miliona fansa të Amy Winehouse u trishtuan për humbjen e saj.
Më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares, i ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme dhe se fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.
Në një intervistë për The Sun babai i këngëtares tha se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.
“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.
Fantazma, eshte imazh. Qe e krijon vete imagjinata, truri ne gjendje kllapije.
Per ”Temen”perben lajm se nje babai plak i del ne enderr e bija qe humbi jeten e re???? Ne shohim ne enderr gjyshrit dhe cfare dmth ,” ..na pushtuan shpirterat….”’.???????? mos na e prishni humorin o gazetare qe mblidhni ne gazete cfardo lajthitje.