FOTOT: 104-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë (nuk do ta besoni se kush është)

5 Janar 2018, 11:27Lifestyle TEMA
FOTOT: 104-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë (nuk

Theresa Rowley, nga Michigan i SHBA, më 1 janar festoi 104-vjetorin e saj.

104-vjeçarja, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish, e festoi me një tortë ditëlindjen.

Ajo ndërkohë ka zbuluar edhe sekretin, sipas saj, të jetëgjatësisë.

E moshuara thotë se ajo ka jetuar kaq gjatë, për shkak se çdo ditë pi nga një kanaçe “Diet Coke”.

“Kur mbusha 100 vjeç, mendova se kurrë nuk do të arrija 104 vjeç,” i tha ajo WZZM.

“Pastaj unë arrita 101, dhe asgjë nuk ndodhi…

Tani jam 104, dhe ende asgjë nuk ndodhi”, tha ajo.

Banorët e shtëpisë së të moshuarve, kanë zbuluar se ajo konsumon të paktën një kanaçe sode në ditë.

“E pij, sepse më pëlqen”, shpjegoi ajo.

” Unë kam një qese të mbushur me kanaçe bosh të Coca-Cola dhe unë blej çdo të mërkurë”, tha 104-vjeçarja.

Megjithse beson se jetëgjatësinë e ka pikërisht për shkak të kanoçeve që pi, studiuesit thonë se kjo gjë është e pamundur.

“Diet Coke”, që ka nisur të prodhohet në vitin 1982, në mënyrë të përsëritur ka qenë e lidhur me obezitetin, diabetin, goditjen në tru dhe çmendurinë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje