Një burrë i cili po ecte në trotuar është përplasur nga një veturë që kishte humbur kontrollin, por ajo çfarë ka habitur policët pasi panë pamjet nga kamerat e sigurisë ishte veprimi i këtij burri.
Ngjarja ka ndodhur në Melburn kur një makinë përplas një person që ndodhej në park, por policia është habitur nga mënyra se si reagoi këmbësori.
Makina e goditi atë me forcë dhe pak momente më vonë, burri shfaqet në fokusin e kamerave të sigurisë duke u zvarritur për të shkuar pranë makinës që e përplasi duke hapur derën dhe duke hipur në të.
Një zëdhënës i Policisë Victoria tha se ata besonin se shoferi dhe viktima ishin të njohur me njëri-tjetrin – duke shtuar se incidenti u raportua në polici nga një dëshmitar.
“Viktima nuk e ka raportuar këtë çështje dhe policia është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur me të plagosurin pasi ai nuk ka kërkuar trajtim në asnjë spital të zonës”, tha zëdhënësi i policisë.(TemA TV)
undefined