Britney Spears ka nxitur spekulimet për një fejesë të mundshme, pasi është shfaqur me një unazë martese të martën.
Këngëtarja është parë duke pushuar në plazhin në Havai, teksa në dorën e majtë mbante një unazë të shndërrtshme diamani.
Ylli 36-vjeçar i pop-it, pos kësaj ka mahnitur me format e saj.
E veshur me bikini dy-pjesëshe ngjyrë të verdhë ajo dukej mjaft seksi.
Ndërkohë unaza që ajo mbante në gisht ka bërë që të shkaktohen edhe më shumë thashetheme për fejesë me të dashurin e saj Sam Asghari. (TemA)