FOTO: Udhëtonte me 1,6 ton dëborë mbi… makinë!

4 Shkurt 2018, 22:20Lifestyle TEMA

Policia zvicerane njoftoi sot se kishte ndaluar për arsye sigurie një makinë me targa suedeze, pasi mbi karrocerinë e saj gjendeshin 1,6 ton dëborë.

Policia e kantonit të Solerit deklaroi se kishte ndaluar sot pas mesditës makinën që po i drejtohej Zyrihut.

“Pas kontrollit, pamë që mbi karrocerinë e makinës ndodhej një shtresë dëbore prej 40 centimetrash dhe, sipas përllogaritjeve, pesha e saj ishte të paktën 1 600 kilogramë”, tha policia në një komunikatë.

”Të ecësh me këtë peshë mbi karroceri përbën një rrezik të madh, pasi dëbora mund të binte mbi asfaltin e autostradës”, shtoi ajo.

Pas mbajtjes së një proceverbali, drejtuesi i makinës u detyrua të hiqte dëborën dhe pastaj u la i lirë për të vazhduar rrugën.

1 komente në “FOTO: Udhëtonte me 1,6 ton dëborë mbi… makinë!”

  1. Goni says:

    Po ajo spaska qen makine po vagon treni. Ose ndonje maune e madhe, se me 40cm bor duhet te jet minimumi 40 meter katror karroceri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje