«Muuuuuu!» Kjo puna e lopës dhe qumështi i kovës së Edi Ramës

4 Shkurt 2018, 11:27Rajoni TEMA

Përdorimi i figurave nga bota e kafshëve ka një traditë të gjatë në politikën shqiptare. Prej «një dreq i madh ky hy’ këtu» (Rrahman Morina), «ikën me bisht ndër shalë» (Hashim Thaçi) deri te rrëfimi me lopë, qumësht i kovë i Edi Ramës. 

Nga Enver Robelli.

Është një skenë e xhiruar, ku Ramush Haradinaj shihet e dëgjohet, me zë e më figurë, duke imituar lopën. Është një përpjekje e tij për të shpjeguar diçka nga politika e Kosovës. Nga mbrapshtitë e saj. I njëjti kishte thënë se është politikan për «sporte të rënda», rrjedhimisht këtë shkathtësi e tregoi kur e quajti një zyrtar shteti «peder», përplasi disa harta dhe iku nga takimi.

Përdorimi i figurave nga bota e kafshëve nuk është risi në politikën  shqiptare. Kjo çështje u aktualizua këto ditë pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se politikanët e Kosovës po sillen si lopët që i bien shkelm kovës me qumësht.

Në Kosovë disa e pritën me zemërim deklaratën e Ramës, i cili që kur filloi aventura e liderëve të Prishtinës për të zhbërë Gjykatën Speciale kishte heshtur. Tani foli – dhe foli ashpër. Mënyra se si foli Rama tregon se ai nuk ka respekt për liderët e Kosovës. Dhe për këtë nuk duhet t’i mbetet hatri asnjë shqiptari të Kosovës.

Më ashpër kundër liderëve të Kosovës flasin edhe diplomatët e stacionuar në kryeqytetin e Republikës. Natyrisht në kushte anonimiteti.

Por, flasin. Sepse me veprimet e tyre, me intrigat e tyre, me konfrontimin me bashkësinë ndërkombëtare politikanët udhëheqës të Kosovës nuk kanë lënë hapësirë që diplomatët të kenë respekt për ta. Për ta s’ka respekt as një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, as Edi Rama.

«I shtyva pushimet për t’u kujdesur për të ardhmen e këtij vendi dhe po shikoj se si këta liderët tuaj po skijojnë në Zvicër». Kështu tha se fundi, në mirëbesim, një diplomat perëndimor.

Para se të nevrikosen me gjuhën e Edi Ramës një numër kosovarësh duhet të mendojnë edhe për gjuhën e politikanëve të tyre. «Ma hongsh…» kishte thënë kryetari i Kuvendit gjatë një debati me një deputete të opozitës. Vazhdimin e fjalisë mund t’ia lëmë fantazisë së lexuesve. «Jakupovski» – kështu e kishte quajtur Hashim Thaçi kolegun e tij partiak Jakup Krasniqi.

«Qeni që po del…», kështu kishte folur për Jakup Krasniqin kryetari i dikurshëm i Skenderajt Sami Lushtaku. «Idiote» – kështu e kishte quajtur deputeten Flora Brovina shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. «Ikën me bisht ndër shalë» – kështu kishte thënë për protestuesit e opozitës Hashim Thaçi. «Një dreq i madh ky hy’ këtu». Autor i kësaj fjalie është Rrahman Morina, një lider komunist i Kosovës gjatë heqjes së autonomisë së Kosovës nga Serbia.

Rrëfimi me lopë, qumësht e kovë i Edi Ramës renditet në vargun e deklaratave të pazakonshme (thënë më së buti) të politikanëve shqiptarë.

Por lopë tingëllon si kompliment kur të kihet parasysh se si politikanët shqiptarë e etiketojnë njëri-tjetrin (shpesh mbase edhe pas dyshime të bazuara) me fjalë si kriminel, trafikant, hajdut, kusar, cub, vjedhës, i korruptuar, vrasës.

Kjo puna e lopës nuk duhet të merret me shumë shqetësim. Me shqetësim duhet të merret fakti se politikanët e Kosovës e sollën punën deri këtu që edhe Edi Rama të humb durimin me ta, ndonëse është përkrahës aq i madh i tyre, saqë i ka bërë vaki që në parlamentin e Kosovës duke thurur elozhe për «trimat» e UÇK-së dhe «lavditë e tyre» të harrojë të përmend Ibrahim Rugovën.

Për dallim nga sundimtarët e tanishëm të Kosovës, me të cilët në Tiranë edhe tallen, Rugova kishte autoritet. Kur Sali Berisha u përpoq t’ia mohojë këtë autoritet dhe të ndërhyjë në politikën e Kosovës, Rugova e ndëshkoi rëndë: nuk e takoi kurrë më që nga mesi i viteve ’90.

Takimi i fundit i tyre ishte në dimrin e vitit 2006: Berisha para arkivolit të Rugovës, të cilit i thoshte lamtumirë mbarë Kosova. Kur gëzon respektin e qytetarëve të vendit tënd, detyrimisht do të respektojnë edhe të tjerët. Deri atëherë: «Muuuuuuuuuuuuuu!»

13 komente në “«Muuuuuu!» Kjo puna e lopës dhe qumështi i kovës së Edi Ramës”

  1. vang says:

    Robelli: Shpesh ,me ndonje perjashtim te rralle,me pelqejne shkrimet tuaja,Ato mbartin dhe nje humor elegant.Por populli i Kosoves besoj se e kupton qe Rama nuk ithote Haradinajt :Lope,por ne menyre simbolike ben nje veprim si te lopes.Ne se Haradinaj ben muuuuuuuuuuu ai vete kerkon te dentifikohet “”organikisht””me lopen.

  2. beni says:

    Si meresh me kte rrotkari or Edi rama?

  3. Kasollja e Nanes Shqypni says:

    O kasolle ku na mblodhe, shih e flit….qe mos ti ngelet qejfi militanteve, aty mungon dhe Saliu e Meta.

  4. mjafton te jesh rugovist per te qene ne kategorine e qelbesirave.Ti qenke rugovist dmth shkerdhatis antishqiptaris i betuar.Ndyresira sllave qe flisni shqip.Cdo shqiptar i vertete ne Kosove eshte antirugovist.

  5. Moisi Golemi says:

    Edhe analist i mire, edhe kosovar, nuk behet dot. Robelli eshte ndjekes i tradites se anal-isteve kosovare. Fol e fol, perziej shume tema, e ne fund mbyllje pa koke. Me nje fjale, shterpezim trunor.

  6. Flutura says:

    O Robell,
    Ibraim Rugova nuk i meriton ato ndere qe i kane bere ne Shqiperi e Kosove. Me se pakti ka qene pro serb e antikosovar. Ishte president kur nuk pranonte te nenshkruante Rambujene gje qe favorizonte aventuren serbe kunder kosovareve. Ka dhe shume te tjera qe i dijme andej e ketej kufirit.

  7. Jimi says:

    Veke! Na i kepute telat e zemres me kete Bracen tend, nipin e “patriotit” te famshem te 4 shkurtit ne Tirane, Xhafer Deva! Sot eshte 4 shkurti, dita e masdakres te kryer nga ky xhelat ndaj popullsise se pafajsme te Tiranes. Mendove se sot do te kishe pregatitur nje artikullhomazh per keta 84 deshmore te Tiranes.

  8. keshtu ndodh says:

    Aman, mos na e permend Rrugoven se fotokopje e Saliut eshte. Harrove kur Kosova digjej e vritej e ai ndenji nje jave me Millosheviçin ne Beograd, harrove Rambujene qe e kundershtoi dhe e moren nderkombtaret me pahir e e çuan atje…mos harroni kaq shpejte bemjet e Rrugoves, por dhe te Saliut. te pakten genjeni ata qe nuk e kane jetuar kete kohe.

  9. Wz says:

    E gjithe analiza mbi nje shprehje qe tregon qe analisti duhet te njohe me mire gjuhen shqipe. Lopa i bie me shkelm koves se qumeshtit nuk do te thote te merresh me lopen..

  10. USA says:

    RAMUSHI VETEM PER NJE GJE BEN ,PER TE PASTRUAR HALET NJERI ORDINER DHE I TRASH KRUAJE ME USA MBSE TI SHKERDHEN ROBET MOR TRIM KOSOVE

    1. killer says:

      Po ti bythair pjatalares skllav i shitur me ke e kruan bythen apo ta kruajne ata ushtaret amerikan.Ramushit ti hash jaahtqitjen ti o palaco se eshte me te drejten tone Amerila te na haje Trapin se ka Turqi dhe kine qe lidhemi dhe se rruajme trapin per pederastet e Amerikes Ju thuaj atyre B…Q… amerikane si po shkon pallimi qe po ju behet nga Afganet ne AFGANISTAN?

  11. Baliu says:

    Kur loparet dhe shpellaret behen “burreshtetas” me vjedhje e vrasje, normal qe do te ket tragji-komedi 24/7.

  12. une ju them,se rama e thaqi jane dy picka te poshtra,dhe frigacak te flliqur,qe me nje fillim lufte i mbushin pantollat m….t.a ramushi jo dijetar ne politike,por nuk frigihet dhe jeten e jepe ne lufte.thaqi kurre ska qen ne lufte,por azilant ne zurich,dhe vetem ne hotela ne tiran ka kaluar kohen ne 97-98 ,dhe pas lufte ka maree dy fotto me uniform te uck-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    wm ラブドール シリコンのダッチワイフを購入する必要がある理由はあなたが今までに取った最良の選択です

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 本物

      ラブドール 私はあなたのサイトを閲覧することを絶えず楽しんでいるあなたの専門的な提案に感謝する機会を利用したいと思います。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje