Vritet prifti pedofil nga i dashuri i tij adoleshent

6 Shkurt 2018, 09:16Lifestyle TEMA

Vritet në Kolumbi prifti pedofil i përjashtuar nga Kisha Katolike.

Dino Cinel, 76 vjeç, është vrarë nga partneri i tij, një djalosh 17-vjeçar, në Medellin.

Cinel, me origjinë Rossano Venetto në Itali, ishte larguar nga kisha pas një skandali pedofilie.

Ai është vrarë në shtëpinë e tij me një thikë kuzhine nga Santiago Alberto Morales Parra, i cili më pas njoftoi policinë.

Shtypi kolumbian shkruan se pas vrasjes, autori tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i gjashtë, por u shpëtua nga një ekip zjarrfikësish.

Duket se vrasja ka ndodhur në sherr e sipër për përfundimin e lidhjes, të cilën adoleshenti kolumbian nuk mund ta pranonte.

Ngjarja risolli në vëmendje skandalin e vitit 1988, kur Cinel punonte si mësues në Amerikë, në shërbim të kishës. Gjatë një hetimi, atij iu gjet material pedopornografik brenda kishës së Santa Rita-s, në Nju Orlins, ku shërbente.

Ai u largua nga kisha, por qëndroi në SHBA.(TemA TV)

1 komente në “Vritet prifti pedofil nga i dashuri i tij adoleshent”

  1. PA EMER says:

    ME TE VERTETE “BOTE E LIRE”..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje