FOTOT: Nijhuni me hidraulikun që fiton më shumë para se sa Kryeministri

5 Shkurt 2018, 12:38Lifestyle TEMA
FOTOT: Nijhuni me hidraulikun që fiton më shumë para se sa

“Punë ka po nuk ka profesionistë”. Mesa duket kjo frazë gjen terren dhe në Britani pasi e tillë është historia e këtij hidraulliku anglez.

Hidrauliku Stephen Fry fiton £ 210,000 në vit për shkak se profesioni i tij është shumë i preferuar në Britani.

Të gjitha këto fitime vijnë nga zhbllokimi i tualeteve dhe rregullimi i rubinetave që rrjedhin.

Stephen Fry fiton 50% më shumë  para se  Kryeministri britanik, zotëron pronë në një nga zonat më të shtrenjta të Londrës dhe shijon pushime lukzove në Malvide dhe në ishullin Canary çdo vit.

Ai filloi punë në moshën 17 vjeçare dhe themeloi biznesin e tij kur ishte vetëm 20 vjeç.

Fry punon nga ora 08:00 deri në orën 18:00 gjatë ditëve të javës ndërsa në fundjavë është pushim.

“Çdo ditë është kënaqësi, mund të shkosh në një vend ku një grua po i pikon ujë përmes tavanit dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur.”- thotë hidrauliku Stephen. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje