Një shqiptar në Australi është kthyer në personazhin e ditës.
Adem Gashi ka gjetur një çantë me 6250 dollarë në tren, të cilën e kishte harruar një e moshuar.
Ajo e kishtë tërhequr këtë shumë, pasi do të paguante për varrin e të shoqit të ndjerë.
Por, ndërsa zbriste nga treni, ajo harroi çantën.
Atë e ka gjetur Gashi, që e ka ndjekur 72-vjeçaren, duke i gjetur shtëpinë dhe duke i dhënë paratë e gjetura.
“Në mëngjes, duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 dollarë. Pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7” dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e gruas së cilës i kishte humbur çanta bashkë me gjithë paratë”, ka treguar ai për mediat australiane.(TemA)
BRAVO TE QOFTE. KE NGELUR SHQIPTAR .SHEMBULL IDEAL PER TE GJITHE BASHKEKOMBESIT. SHENDET DHE GJITHE TE MIRAT
Oh sa mire me kene shkyptar! Po ata te tjeret qe futen neper vila ne gjithe Europen, nga jane ata ?