Kryeministri flet pas skandalit seksual të deputetit: Marrëdhënie të tilla nuk i rregullojmë dot me ligj

9 Shkurt 2018, 15:29Bota TEMA

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, u shpreh kundër projektligjit që ndalon marrëdhëniet mes ligjvënësve dhe stafit të tyre, nismë e propozuar pas skandalit të një deputeti, të cilit iu zbulua një marrëdhënie jashtëmartesore.

Bannaby Joyce, një praktikant katolik, po pret një fëmijë nga ish-sekretarja e tij e shtypit. Lajmin për lidhjen e re e konfirmoi këtë javë vetë gruaja e deputetit.

Në përpjekje për të rikthyer besimin e publikut, deputetja e pavarur Cathy McGowan tha se mund të aplikohet një model i përpunuar i ligjit që ka kaluar Kongresi Amerikan, i cili ndalon marrëdhëniet intime mes ligjvënësve dhe stafit të tyre.

Por kreu i qeverisë australiane është kundër. “Marrëdhëniet me mirëkuptim dypalësh mes dy njerëzve të rritur ne nuk mund t’i rregullojmë me ligj”, tha ai para gazetarëve në Kanberra.

Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Turnbull ka një maxhorancë të brishtë në Parlament.(Tema TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje