Maqedoni, kërcënohet sërish me vdekje Ziadin Sela

11 Shkurt 2018, 09:08Rajoni TEMA

Pas kryeministrit Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është kërcënuar sërish me vdekje.

“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së dhe të publikuara nga mediat lokale në Maqedoni.

Ndërkohë që ministria e Brendshme ka nisur hetimet kundrejt autorit të kërcënimeve në rrjete sociale, teksa numri i personave që janë nën hetim për të njëjtën akuzë ka shkuar në 6, përfshirë edhe personat që kanë kërcënuar me vrasje kryeministrin Zoran Zaev.(TemA TV)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje