Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, Albin Kurti zbulon prapaskenat e marrëveshjes: Urgjentisht të formohet Komisionin hetimor, ja shkeljet

16 Shkurt 2018, 15:06Rajoni TEMA

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë të ditur se partia që ai e udhëheq nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Demarkacionit.

Kurti ka treguar se deklarata e publikuar nga presidenti Hashim Thaçi është e papranueshme duke renditur edhe prapaskenat e këtij dakortësimi me fqinjët malazezë.

Deklarata e plotë

Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kjo deklaratë e Thaçit me homologun e tij malazez është e papranueshme sepse e padrejtë dhe mashtruese.

1. Teksti i kësaj deklarate nuk është dashur të nënshkruhet pa njoftimin, dijeninë dhe diskutimin në institucionet e Kosovës. Shteti i pavarur i Kosovës është Republikë Parlamentare.

2. Kjo deklaratë rikonfirmon marrëveshjen e 26 gushtit 2015 nënshkruar në Vjenë. Janë 205 mijë nënshkrime në Peticionin qytetar të vjeshtës së vitit 2015 në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, demonstratat më të mëdha në Kosovën e pasluftës janë mbajtur kundër kësaj marrëveshje më 9 janar dhe 17 shkurt 2016, duke dëshmuar vullnetin popullor.

3. Rezultatet e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, drejtuar nga prof. Shpejtim Bulliqi janë shpërfillur tërësisht nga kjo Deklaratë. Komisioni Bulliqi theksonte, midis të tjerash, se Marrëveshja e nënshkruar në 26 gusht 2015, për Demarkacionin e Kufirit në mes të Kosovës dhe të Malit të Zi nuk është marrëveshje për shënjimin e kufirit, por është marrëveshje për përcaktimin e kufirit, përkatësisht për ndryshimin e tij në një kufi të ri, jashtë çdo kompetence.

4. Pas ratifikimit, në këtë deklaratë, thuhet se do të formohet një Trup i Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare. Kësisoj, pranohet që demarkacioni nuk ka qenë i tillë (shënjim kufiri) por delimitim (kufi i ri) i cili do të ketë nevojë për shënjim të ri.

5. Thuhet se Trupi i Përbashkët Punues “do të identifikojë dhe adresojë mosmarrëveshjet potenciale”. Pra, do të ketë identifikim e adresim të mosmarrëveshjeve pa garanci për zgjidhje të tyre.

6. Thuhet se Trupi i Përbashkët Punues “do të rishiqojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit”. Pra, pranohet që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk do të jenë pika kufitare dhe po ashtu nuk përmendet pellgu i lumit Bjelluha.

7. Deklarata është e ndryshme në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Psh. në versionin shqip mungon pika 6 e cila duke nënvizuar arsyet objektive që kanë pamundësuar nënshkrimin e deritanishëm të marrëveshjes i legjitimon të gjitha veprimet e ndërmarra nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe NISMA për Kosovën në kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje.

Deklarata Thaçi – Vujanoviq është mashtrim. Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron dhe synon marrëveshje të drejtë dhe të vërtetë me Malin e Zi. Ne angazhohemi për marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi me të cilin ndajmë përkushtimin për integrimin në BE dhe NATO.

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet urgjentisht të formojë Komisionin hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh sot fillon me mbledhjen e nënshkrimeve për këtë inciativë.(TemA)

10 komente në “Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, Albin Kurti zbulon prapaskenat e marrëveshjes: Urgjentisht të formohet Komisionin hetimor, ja shkeljet”

  1. gjyshi says:

    Mjaft, Albin! Vetem ti je ai me i miri, me i mencuri, me i ndershmi…shume po te prlqen vetja! Je shnderruar ne rrebel te perhershem. Edhe kur behet dicka e mire, por qe nuk vie nga Ti, ajo eshte e keqe ngase nuk barte vulen tende. Thjedhte, narcistoid.

    1. Kapit Tupalla says:

      O “gjyshi” lexoje marëveshjen e “re” dhe pastaj lexoje deklaratën e Albinit, respektivisht të LVV, pastaj shkruaj komente !

  2. Ajaxi says:

    Albin Kurti hedh hapa te sigurte per fqinjesi korrekte dhe te paster per dinjitet te ndersjellte dypalsh apo shumepalsh. Ne kete rast nuk eshte farec e veshtire qe kreret e te dy shteteve me hartat dhe specialistet te ballafaqohen ddirek

  3. mirel says:

    Si tha Hashim Thaci, urgjent demarkacionin se nuk na pranuan ne EU..
    Ja keto parulla hedhin kur duan te bejne tradheti kombetare dhe te shesin tokat. Sikur Kosova do jete kandidate teper e favorshme po i fali Malit te Zi toka.
    Gjuha e tradhetareve eshte njelloj, si ne Kosove dhe ne Shqiperi.
    Te pakten Kosova e ka nje Albin Kurt, qe merr vesh nga ligjshmeria dhe i numeron aktet e tradhetise nje per nje, ne menyren si jane bere.
    Po ta lexoni mire deklaraten e Albinit, me termin delimitim kuptohet ndryshim kufiri.
    Kete pisllek beri Shqiperia.
    Ne na thone vetem delimitim, nuk merret vesh, fjale e re.
    Do marri Greqia 12 milje, dhe ne 12 milje.
    Sikur po perfitojme milje te reja.
    Nuk e thone qe shtyhet kufiri, dhe Shqiperia humbet.
    Qeveria gjithmone e trajton kufirin si ate qe projektoi Berisha ne 2009. Sikur ai ishte kufiri faktik, dhe jo si kufirin ligjor aktual, dmth ate Kufi qe njeh Ligji dhe Kushtetuesja.
    Po Albini e beri dhe nje deklarate te “vogel” para se ta burgosnin: “Edi Rama nuk eshte dhe aq patriot sa duket”
    Ja mbyllen gojen, e rrasen brenda te gjithe keta plerat e UDBse we kemi qeveritare ne Shqiperi dhe Kosove
    Delimitimi o popull, delimitimi..

  4. pena says:

    Qente e tradhetaret te heshtin Albini i bie kembanes per ata qe e duan me zemer Kosoven Tirana boll heshti por duhet ta mbeshtese Kosoven ne keto kohe te veshtira Deshtimi i Kosoves do te coje p ara gjyqit te historise Ramen e gjithe kombin tone

    1. mirel says:

      Tirana e dhjeu per vete. Delimitim me Greqine.
      Tani i japin dekorata njeri tjetrit per tradhetine.

  5. Pensionisti says:

    Dua te di kufirit qe pretendon Kurti mund te gjej zgjidhje apo vetem kundershtohet te mos gjeje zgjidhje. Populli nuk mund te mbahet peng vetem duke kundershtuar

    1. mirel says:

      Kush man peng popullin? Si thua ti shteti u krijoka per te dhene toka? Ndaj doli e pavarur Kosva, pervti dhene tokat vete?
      Kur populln e mbaka Mali i Zi te varur, merre me mend cmund te beje Serbia.
      Pse nuk thua qe popullin e mban peng korrupsioni i bushtrave te qeverise? Drejtesia sistemi gjyqesor..tregetia me serbet.
      Varesia nga turqit .lems nga te gjitha anet. Vetem per leke. E kane kthyer ne hale

  6. pena says:

    O bytheqire pse nuk botoni komentin tim Apo jeni tellallet e Rames qe hengri lugen e corbes qe gatoi THaci Mallkim tradhetise e tradhetareve LVV e LDK kane mision historik anullimin e demarkacionit sipas Thacit O SOT O KURRE!

  7. ky bestiole muslaman goran i malite te zi i lindure ne kosove ,albin muhamedan otomani, eshte argat i voisllav sheshelit te serbis.qdo fjale e propagand mashtruse ne pupblike ka prapavije te misionit te udb e maskuar si lider vv,a ky kurti kurre ska qene ne burge,por vetem ne pushime dhe trajnime nga servisi sekret serbe,sesi ta rikthejn kosoven ne serbi nepermes emrave muslaman lidere.te flase per token dardano ilire nje goran musliman si kurti,eshte vdekje per shqiptarin.si beri shume levizje anti shtetit te kosoes albin kurti.akoma nen administrimit e unmik-ut,pa status dhe e adninistruar nga okb kosova si provence pa status,tipi goran muslaman organizojke protesta me slagan dojm beshkim me shqiperin,a ne okb u diskutojke nga serbia se objektiva e kosoves per nje albani te madhe hap luftra te reja ne kosove.pra slagani per bashkim me shqiperin i albn kurtit i ka sherbyer serbis,se ka qen a pa mundur dhe pa imagjinuar te beshkohet kosova me shqiperin pa autorizimin e okb dhe shteteve te natos qe jane ne kohfor ne kosove.pastaj,hedhja e gazrave toksike ne parlament vetem nje program serbe nga albin kurti,dhe ti tregohet ambasadorve te huaj se parlamenti e shteti i kosoves nuk mund te funkcionoj si shtet.pastaj protesta per thymje te xhamave te pallatit te qeveris nje kerkes serbe e praktikuar nga vv me albin kurtin).kurti.meta.thaqi.rama.jane fatos lubonja te maskuar.shqiptar zgjohuni nga gjumi e agonia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje