Balla: Investimi në poliklinikën e Prrenjasit i vjen në ndihmë 50 mijë banorëve

17 Shkurt 2018, 17:01Sociale TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partise Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilluan një vizitë në ambjentet poliklinikës së Prrenjasit.

Deputeti i zonës Nuri Belba i shpjegoi ministres Manastirliu rëndësinë e poliklinikës së Prrenjasit, ku marrin shërbim shëndetësor 40 mijë banorë, plus 10 mijë banorë të Mokrës, për të cilët kjo është poliklinika më e afërt.

Ndërsa deputeti Balla theksoi se investimi që qeveria ka planifikuar të bëjë në këtë poliklinikë u vjen në ndihmë rreth 50 mijë banorëve.

Do të jemi sërish në këtë poliklinikë në një kohë shumë të shkurtër për të parë nga afër investimet që qeveria ka garantuar edhe përmes bashkëpunimit me projekte të huaja.

Falenderoj ministren që në ditën e saj të punës në Elbasan u ndal pikërisht në poliklinikën që ka më shumë nevojë për ndërhyrje.

Duhet të kemi parasysh që në këtë poliklinikë marrin shërbim zona të largëta si ajo Rrajcës apo e Stravajt që sot janë nën dëborë”, tha Balla.

Duke bërë një vlerësim të poliklinikës së Prrenjasit, Balla tha: “Kemi arritur në përfundimin që kjo është një poliklinikë që duhet patjetër të investohet në funksion qoftë të shërbimeve që duhen ofruar, qoftë urgjenca apo trauma e shpejtë, qoftë për shërbimin e pediatrisë, për shërbimet bazë që një spital apo një poliklinikë duhet të ketë”.

1 komente në “Balla: Investimi në poliklinikën e Prrenjasit i vjen në ndihmë 50 mijë banorëve”

  1. everest says:

    Edhe ne Yzberisht (KMY) jane 50 mije banore po nuk ka as cerdhe,as kopesht as spital apo poliklinike,as komisariat policie etj!
    Ne nuk e dime fare se kush eshte deputeti qe ka caktuar Rama per zonen tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje