Nga Ylli Pata
Përballja e krerëve të Universitetit të Tiranës me kryeministrin Edi Rama, ishte një shfaqe kuptimplote e një krize disaplanëshe që ka kapur insitucionin më të vjetër të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Shtuar edhe lajmin që dha Rama, sipas të cilit, organizmi britanik që akrediton universitetet e ka renditur UT-në të fundit, gjendja kap fundin.
Po si arriti deri në këtë pikë “bashi” i dijes shqiptare? Ç’ka ndodhur në të?
Dy lobet që një vit më parë ngritën politikën e nivelit të lartë në alarm, ku si pasojë u arrestua Emiljano Shullazi, tashmë janë në luftë të hapur me njëri- tjetrin.
Drejtuesit e këtyre lobeve janë Munir Koni, rektori i UT-së dhe Dhori Kule, ish-rektori i UT-së, dekan i Fakultetit Ekonomik.
Këto dy lobe kanë një përplasje aq të madhe sa kanë arritur që të ndryshohen bravat e dyerve të rektoratit për të mos lejuar njërën palë që të administrojnë universitetin.
Grupi drejtues dhe bordi administrativ janë në një luftë 1-vjeçare, që nuk dihet se ku do të çojë ujë. Kryeministri paralajmëroi se nëse situata acarohet, atëherë qeveria do të ndërhyjë duke përdorur nenin përkatës për të vendosur një bord provizor dhe të shpallë zgjedhjet e reja në Universitetin e Tiranës.
Por kriza në UT nuk erdhi sot; ajo vetëm u majis dhe shpërtheu, pasi fillimet i ka herët, që në pragun e viteve ‘90. I themeluar në vitin 1957, në kulmin e komunizmit, Universiteti i Tiranës u ngrit nga një grup intelektualësh të formuar në shkollat më të mira të botës, qoftë në Perëndim, qoftë në Lindje.
Kahreman Ylli, rektori i parë i tij, ishte një nga yjet e Eecole francaise, i cili nga Ministër Arsimi u dërgua të krijonte të parën shkollë të lartë në Shqipëri. Për shumë pak vite, UT-ja arriti që të prodhojë një hapësirë akademike cilësore, ku dolën intelektualë nga të gjitha fushat, kryesisht në sektorët e inxhinierisë, por edhe mësuesisë. Shqipëria arriti të zvogëlojë defiçencën arsimore me anë të një diplomimi “me plan”, ku dërgoheshin në degët e universitetit nxënës sipas nevojave që kishte shteti për drejtues.
Dëshmi e suksesit të UT-së është fakti se në vitin 1990, intelektualët e dalë nga kjo shkollë e lartë ishin të parët që përkrahën dhe ideuan rrëzimin e komunizmit dhe përqafimin e një sistemi të ri, me liri politike dhe liri tregu.
Por, siç ndodhi në 27 vitet e postkomunizmit, Universiteti i Tiranës, në vend që të bëhej “kuzhina” ku gatuheshin idetë e Shqipërisë së re, u bë vegël e politikës së ditës. Vendimi ndoshta më i rëndë që i copëtoi “gjymtyrët” Universitetit të Tiranës, ishte copëtimi i tij. Në vitin 1991, UT u nda në dy pjesë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politiknik. Në të parin mbetën shkencat natyrore, mjekësia dhe ata shoqërore; në të dytin mbeten shkencat inxhinierike, ndërtimi dhe arkitektura. Ndërkaq, në vitin 2013, Fakulteti i Mjeksisë u bë universitet, duke e ndarë edhe më trupin e UT-së.
Në 27 vite, Univesiteti i Tiranës, jo vetëm që doli nga tradita, por degradoi dalëngadalë duke u futur në lojën politike të prodhimit të pedagogëve dhe studentëve që ishin vetëm formalisht të tillë. Shumë pak autoritete publike ka prodhuar UT, ndërkohë që në të gjithë botën universitetet janë baza e gjenerimit të ideve për ndryshime jo vetëm politike, por edhe sociale e ekonomike. Fakultetet u kthyen në “principata” që kontrolloheshin nga partitë për influencë.
Një shembull: Dhori Kule e drejton Fakultetin Ekonomik si një instrument gati vetjak, ku emëron drejtues e pedagogë, njerëz të rrethit familjar. Ai prej 20 vjetësh kontrollon gjithçka në këtë fakultet dhe nga një deputet i së majtës në 1997-2001, ai i kthye në një drejtues i PD-së deri në vitin 2013.
E njëjta situatë është edhe tek Filologjiku, ku pushteti i Shezai Rrokajt është shumë i forte; ashtu tek Shkencat e Natyrës ku gjithçka e drejton rektori aktual Munir Koni.
Degët e reja që u shtuan ndër vite si Gazetaria për shembull nuk prodhuan cilësi por i dhanë tregut të medias një fitil për ta futur në kaos. Profesorati, në vend që të kthehej në autoritet publik është i ndarë sipas parcelave politike, duke pritur radhën e lineimit në qeveritë e rotacionit. Edhe ato pak profesorë që titullin e kanë përfituar realisht për të qenë të tillë, janë izoluar apo nuk marrin mbështetjen nga ana e korpusit akademik për të qeverisur apo dhënë idetë e tyre. Sa për kërkimin shkencor as që mund të bëhet fjalë: në ekonomi, media apo biznesin shqiptar nuk ka hyrë asnjë ide që vjen nga Universiteti i Tiranës.
Ai këto vite ka nxjerrë thjesht copa diplomash dhe ka pasuruar dhe fuqizuar njerëzit që e kanë menaxhuar atë. Rasti më i fundit, i përlasjes së dy lobeve që fituan drejtimin e rektoratit është vetëm një këmbanë që paralajmëron një tronditje të madhe. Qeveria mbajti rolin e spektatorit, pasi ajo u akuzua nga fituesit një vit më parë si “uzurpatore”. Madje në lojë hyri edhe Sali Berisha që nxori tezën e presionit nga Emiljano Shullazi. Pasi ky i fundit është arrestuar për këtë çështje, asnjëri nga palët që kanë akuzuar nuk pranon që të jenë kërcënuar nga Shullazi.
Policia një vit më parë ndërhyu menjëherë, duke arrestuar famëkeqin Emiljano gjë që solli dhe fitoren e rektorit që mbrojti Sali Berisha. Jo më kot, edhe pse me ironi, Edi Rama e cilësoi “rektor” ish-kryeministrin dje në Kuvend.
UT duket se po korr atë që ka mbjellur në vite, duke u kthyer në instrument të politikës.
O Pate që u bëfsh patok, mos ja fut kot. Rektori i parë ka qënë Zija Këlliçi. Kur nuk di gjë mos ja fut kot se në vend të vësh vetullat ncjerr sytë.
sakte.ne 27 vjet me parrullen e cpolitizimit ne goje ut u politizua aq shume sa duhet menduar mire.dhe sigurimi i mbeshtetjes politike u be vetem per perfitime personale.aq keq kjo pune saqe shikoni kush eshte petagog…mark marku,gjekmarkaj.produkti?akreditimi “ekselent”.niveli i ulet i formimit .
Sa për dijeni: I ndjeri dhe i madhi KAHREMAN YLLI nuk ka qenë rektori i parë.Rektori i parë ka qenë ZIJA KËLLIÇI!
Keshtu ngjan ku gjithçka perfshihet nga ekonomia e tregut. Sa universitete ka sot Shqiperia?! Ose me mire me thene sa fabrika dipllomash?! Kush ka para dhe paguan behet inxhinjer, diplomat dhe çfare te duash. Edhe pa ndjekur fare kurse dhe seminare. Reputacioni i arsimit dhe mesuesit eshte per toke. Dipllomat shperndahen me lopate. SIç thuhet: nuk ka taksist pa master! Prandaj universiteti duhet te kthehet si dikur, – nen hyqmin dhe kontrollin e rrepte te shtetit. Duhet te jete ministri i Arsimit qe duhet te emeroje rektoret, te aprovoje programet etj etj. Por kur u shkaterrua e gjithe Shqiperia, si do te shpetonte arsimi?! Turp e per faqe te zeze.
Shume dakort. Ky shkri e paraqet sikur UTja qenka e pakontrollueshme.
Ka rene shteti ne ate grade aq te ulet sa kjo pasqyrohet jo vetem ne UT po kudo.
Pse xhaxhi e ngriti dhe prodhoi shkencetare dhe dije. Keta e gjeten gati dhe nu e mbajtkan dot?
Pergjigja: Sepse jane si shteti, si te fuqishmit e UT pjese konjukturash.
70 0% e Pedagogeve ne niversitetin e Tiranes nuk vlejne as per te dhene mesim ne shkollen 9-vjecare. Ne se thua Medioker eshte si tju japesh medalje are, keshtu qe jane me shume se posaqi.
Nje mik me thoshte qe nje Pedagog qe e hoqen nga Universiteti Bujqesor, me diplloma fallso te te gjitha niveleve, pagoi nje thes me para dhe e punesuan ne Universitetin e Tiranes.
Po te shohesh listen e firmetareve per te shpetuar universitetin, atje gjen familjet e medha, te punesuar ne Universitet, nga 3-4 persona ne familje, qe te gjithe analfabete. A dini se sa ka patur nen udheheqie per doktorature Z. Marku mbi 20 te.) tre i lejonte ligji.
A e dini se sa publikime shkencore ka zoti Marku apo kompania e tij e te paafteve, shkoni ne GOOGLE scholar dhe vendoseni emrin e tij, qenin e ngordhur keni per te gjetur.
Klani Rrokaj, Koni, pastaj Kule dhe me pas Kule-Koni dhe tani Koni, jane pergjegjesit kryesore ne shkaterrimin e Universitetit.
Rektori ne te gjithe boten eshte figure shkencore e pa diskutueshme. Po te kerkosh rezultatet e kerkomit te tyre (shif prape ne Google scholar), ketyre mund tju gjesh vetem vetem milionat e vjedhura te deklaruara dhe pa deklaruara.
Lufta eshte per tendera, tendera ne rekrutimin e stafit, tendera ne investime, tendera per politike dhe rezultati eshte i prekshem, shkaterrimi i te ardhmes se rinise shqiptare dhe i sistemit te edukimit.
Zgjidhja,
Reforme emergjente e kuadrit ne Uiniversitetin e Tiranes,…duke filluar nga Titujt dhe Gradat qe marra me ane te mashtrimit, lehtesisht te verifikueshme.
Ministria e Arsimit dhe Kryeministri si njohes i gjendjes jane pergjegjesit kryesore qe lejuan me dijeni te plote kete situate, per kete shkarkimi i minsitres eshte kenaqesi dhe detyre.
Teatri nuk vlen, Universiteti nuk vlen..ca vlen ne Shqiperi? Shteti?
Vle krieministri or taj. Po te mos kishim njat ku do hanim buk njitash!!!!
O lopcar dhe delenxhi bashke!!!!
Po pse o te shplafte mortja ne google do gjesh publikimet shkencore ti.
Kjo eshte urejtja e plehut dhe llumit kunder arsyes llogjikes shkences dhe artit e ngritur ne sistem nga rilindja.
Lufte kunder mjekeve , lufte kunder petagogeve, lufte kunder artisteve, lufte kunder akademise se shkencave qe pastaj prodhon kete halene e madhe qe quhet shqiperi.
Ne jemi i vetmi vend ne bote qe nje kryebandit si shullazi donte te vendoste rektorin e universitetit.
Edhe majmunet kane me shume repsekt per dijen dhe kulturen.
Cfare artikulli i dobet, pavlere dhe me informacion te pasakte… cfare pret nga pata? Haha
Lere mo Kareman Yllin. Ilir Meta thuaj, ai eshte Ylli I Shqiperise moderne.
O Dhori Kulja ku je? Na shpeto sic shpetove Banken e Shqiperise nga falimentimi. Amon bre futja Menyrit se osht tu ta fut i pari.