Studimi alarmues: Ushqimet që do ta kthejnë kancerin në “epidemi” në vitet e ardhshme

16 Shkurt 2018, 10:30Sociale TEMA

Një studim disavjeçar arriti në konkluzionin se ushqimet e përpunuara përbëjnë rrezikun më të madh për shfaqjen e kancerit.

Për herë të parë, studiuesit eksploruan lidhjen mes kancerit dhe ushqimeve të procesuara, të cilat përfshijnë qoftet e pulës (chicken nuggets), ëmbëlsirat e paketuara, vaktet e gatshme, pijet me gaz, çokollatat, makaronat e gatshme noodles dhe produktet e mishit.

Konkluzionet e dala nga studimi i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Sorbonës u publikuan në “British Medical Journal”.

Analizat treguan se rritja me 10% e konsumit të ushqimeve të përpunuara lidhet me 12% më shumë rrezik për kancer të çdo lloji dhe 11% rrezik të shtuar për kancerin e gjirit në veçanti.

Për studimin u përdor NOVA, një sistem i klasifikimit të ushqimeve sipas shkallës së tyre të procesimit.

Ushqimet shumë të përpunuara shpesh kanë pak ose aspak gjurmë të përbërësit kryesore, ndërsa përbërësit e tjerë nuk gjenden në raftet e supermarketeve.

Shumica e këtyre përbërësve janë konservues, stabilizues, ëmbëlsues apo lëndë që shtojnë shijen dhe ngjyrat.

Ushqimet e përpunuara me nxehtësi përmbajnë kontaminues që formohen gjatë procesit, të cilët njihen si kancerogjenë si akrilamidi.

Pijet, produktet me sheqer, yndyrnat dhe salcat lidhen më shumë me rrezikun e kancerit, sipas studimit.

Ndërsa në mënyrë të veçantë me kancerin e gjoksit lidhen produktet e përpunuara me përbërje sheqeri.

Studiuesit thonë se rritja në mënyrë të pakontrolluar e konsumit të këtyre produkteve do të çojë në një “epidemi” të kancerit në vitet e ardhshme.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

6 komente në “Studimi alarmues: Ushqimet që do ta kthejnë kancerin në “epidemi” në vitet e ardhshme”

  1. GONI says:

    KETA STUDJUSIT NA HENGESHIN KARIN STUDJUS TE MEDHENJ NJE KOQE MUTI QE TE HAN

  2. Viro says:

    Studiusit Kane zhvilluar boten se po te ishte per ty o Goni, bota do ishte ne epoken e gurit. S’do Kish as teknogji, as mjeksi, as avion etj. Leri sufllaqet e alkolin, ha ushqime natyrale, e hec sa me shume ne kembe, kjo eshte receta, then ndryshe. Keshtu Kane jetuar njerezir me miliona vjet, Jo me ushqime te paketuar.

    1. mirel says:

      Lere gonin, eshte shqiptar

  3. Aleko says:

    PO kejo dihet me kohe: Ushqimet (Man made) te perpunuara ne nxehtesi dhe me kimikate per tu ruajtur gjate ne shelf nuk kane me vlerat mikro dhe makro ushqimore sic kane ushqimet e fresketa natyrore.Keto ushqime permbajne me teper krip (prezervativ) , sheqer, , yndyre dhe protein te transformuar,dhe kalori te shumta , nderkohe qe vitaminat dhe mineralet pothuaj qe jane mbrojtesit kryesor te organizmit ,jane inegzistente sepse jane shkaterruar gjate perpunimit..

  4. njani. says:

    pse i shane studiusit ky goni ekdperti,kure kete e tregojne ekspertizat e eksperienca klinike.por ka dhe tjer faktore qe jepin kancerin.pijet e tepruara akoolike e mbitegjitha birra me pirje cigares,alkoolet tjera shkatrrojn melqin e formulen e gjakut,flas per cosumim te rregullte,dhe jo rralle nga pak,ose nje gote vere te kuqe me darke.duhani jep kacere te mushkrive.ushqimet me pesticide e toksina,pijet gazuar nuk jane te mira sidomos coca cola,me shume sheqerna artificiale.ka tipe kanceri nga prefesioni i fabrikm perpunim drurite dhe zdruktaris me makina e pluhur druri.nga leshi i xhamit apo la mjat kancerogjene.nga nje uzine pune me gazra e tyme toksike dhe qymurit.kancere nga viruse,bakteri e parasite kronike,si kancer de cole de uterus te femrat nga kontaminimi i mardhenjeve sexuele pa mbrojtura me prezervativ.hepati b dhe kanceri i melqis.mos te futem me tutje se turkofonet dhe greko-serbet me komente kopjojn seper medicinen time te veqant,si me i forti ne globe.

  5. njani. says:

    ushqimi me i mire dhe shendetshum eshte bio-biologjik natyrale dhe djathrat,por disa kane pak teper yndyrna.qumshti por duhet te zihet i dhive,uji natyrale.pemet dhe perimet,sidomos le epinar,se nuk e dije ne shqip,do ju thojn,zele,spanaq qe permban hekur,etj.karotat vitimin a,kivi vitamin d,shume e mire,ananas,rrushi i zi,por jo e tepruar.djathrat e qumshti me kalcium,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje