Kryemadhi e "qetësuar", mesazh nga Kosova: Ta festojmë pa mëri dhe ndasi politike

18 Shkurt 2018, 19:24Rajoni TEMA

Festimet e 10 vjetorit te pavaresise se Kosoves dhe qendrimi krah politikaneve ne Prishtine, me sa duket kane sherbyer si “qetesues” per kryetarin e LSI Monika Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga ceremonia e 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

Me anë të një postimi ajo shpreh respekt dhe mirënjohje për ata që realizuan ëndrën e shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës.

“Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve,” shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë ne rrjetin social i kreut te LSI:

Sot në ceremonine shtetërore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës politika shqiptare u prezantua me të gjithë spektrin e saj.

Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës, një ditë që na bën të ndjehemi krenarë për çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me përpjekjen e popullit të Kosovës.

Liria dhe pavarësia ishin vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë shtetformues, që do të vazhdojë ende për të mundësuar që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.

Dhe për këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë ende për të mësuar dhe rrugë për të bërë.

Kjo është dhe sfida më e madhe e dy shteteve të shqiptarëve që sot festojnë e nesër duhet të vazhdojnë sërish të përpiqen të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre.

4 komente në “Kryemadhi e “qetësuar”, mesazh nga Kosova: Ta festojmë pa mëri dhe ndasi politike”

  1. Ohoooo says:

    Por dhe me flakadane dhe me cizme,,,,,,dhe me pak te shara nga ajo brima qe I thua goje,qe edhe burrave ju vjen zor ti thone,,,,,,,( fjalor rrugac qe perdore ne Parlament)

  2. Loreta says:

    Sa u kenaqa duke pare Kryeministrin tone te nderuar Zotin Edi Rama duke folur ne emer te shqiptareve ne kete pervjetor te rendesishem te Kosoves. Ky eshte nje fjalim qe do mbetet ne histori per nga thellesia e mendimit patriotik dhe gama e problemeve trajtoi.
    Ec Zoti Rama, ke mbeshtetjen mbarepopullore.
    Te do gjith populli i Kosoves, gje qe e pate me pritjen qe u organizua vetvetiu nga njerezit vetem e vetem nga respekti qe kane per Ju.

  3. Silluaj says:

    PIKA , TIJA , MOJ VRROMË!
    QEPE,S’DUAM TË TË DËGJOJMË !??

  4. Lani says:

    Prostitute femer hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje