Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Koreja e Veriut ka anuluar në minutën e fundit takimin e planifikuar në Korenë Jugore, në mes të zv.presidentit amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarëve të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong Un.
Pence ka udhëhequr delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.
Gjatë kësaj kohe ka pasur spekulime se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore mund të shfrytëzojnë këtë rast për të biseduar.
Shefi i stafit të Pence, Nick Ayers, ka thënë se pas deklaratave të nën-presidentit amerikan se kundërshtohet ashpër abuzimi me të drejta të njeriut apo për diskutimet e rritjes së sanksioneve ekonomike, “ata kanë hequr dorë nga takimi, ose nuk kanë qenë asnjëherë të sinqertë për ta realizuar atë”.
Koreja Veriore nuk e ka komentuar anulimin e këtij takimi.(TemA TV)