Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka dalë para mediave me 1 milion euro shpërblim për këdo që ofron informacione për vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak, dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova.
Fico i mori me vete paratë, të gjitha prerje 100-she dhe 50-she, në përpjekje për të bindur ata që kanë informata që të bashkëpunojmë me autoritetet për këtë vrasje.
Kuciak ishte 27 vjeç dhe u vra në shtëpinë e tij në Velka Maca, një zonë në perëndim të Sllovakisë, jo shumë larg Bratislavës.
Bashkë me të u vra edhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, 27 vjeç edhe ajo.
Ata janë vrarë me armë zjarri: Jan në gjoks, ndërsa Martina në kokë.
Kuciak punonte në “Aktuality” prej 3 vitesh.
Ai po investigonte prej disa muajsh në lidhje me fondet e Bashkimit Europian që i jepen Sllovakisë dhe shpesh nuk shpenzohen në mënyrë transparente.
Kuciak ka punuar edhe për skandalin “Panama Papers” me informacionet e dala nga studioja “Mossack Fonseca”, falë të cilave është rindërtuar skema e mbi 200 mijë kompanive offshore.
Kuciak kishte bërë investigime serioze në lidhje me kryeministrin socialdemokrat, Robert Fico, dhe në mënyrë të veçantë me dy prej ministrave të kabinetit të tij: Robert Kalinak dhe Jan Pociatek.
Objektivi i tij i fundit ishte biznesmeni Marian Kocner, të cilin e akuzonte për operacione jo transparente fiskale dhe menaxhim të paqartë të fondeve europiane.
Ditët e fundit, ai kishte shkruar në “Facebook” se kishte bërë një denoncim pas një kërcënimi që i kishte ardhur.
Dyshimet e fundit janë se në vrasjen e tij kanë gisht pjesëtarë të organizatës mafioze italiane “Ndragheta”. (TemA TV)
Vështirë të gjëndet vrasesi vërtet