Trump ka një propozim të ri për amerikanët: SHBA duhet të ketë president të përjetshëm

5 Mars 2018, 08:37Bota TEMA

Pas vendimit të partisë komuniste kineze për të hequr kufizimin e mandateve presidencialë, kreu I Shtëpisë së Bardhë propozon që dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mundësohet dicka e tillë.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lavdëroi presidentin kinez Xi Jinping, pasi partia Komuniste kineze deklaroi se po heq kufirin e dy mandateve për presidencën e vendit. Duke i hapur rrugë kështu që Xi të jetë në pushtet për një kohë të pacaktuar. Deklarata e Trump është transmetuar në versionin audio nga CNN.

Në audio dëgjohet presidenti amerikan, i cili thotë se Xi tashmë është President për gjithë jetën. Një deklaratë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë gjatë një takimi me dyer të mbyllura për një mbledhje fondesh në Florida.

Më tej dëgjohet Trump, i cili thotë se Xi ishte në gjendje të arrinte diçka të tillë dhe ndoshta një gjë e tillë duhet bërë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një propozim ky, që ka marrë duartrokitja të shumta nga militantët republikanë.

2 komente në “Trump ka një propozim të ri për amerikanët: SHBA duhet të ketë president të përjetshëm”

  1. Baliu says:

    Tregim suksesi, shembull per rajonin!!!

  2. salem says:

    Mos o zot sikur ky te ishte “hitleri i vogel”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje