Patozi sfidon Lulzim Bashën: Të pres në çdo ekran, portal e gazetë, për të folur për thasët me euro për çdo leje ndërtimi ...

6 Mars 2018, 18:35Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.

Po pse duhet të kërkosh kaq pak?

Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?

Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.

Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.

E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë. 

Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.

Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme. 

Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti, Astrit Patozi.

13 komente në “Patozi sfidon Lulzim Bashën: Të pres në çdo ekran, portal e gazetë, për të folur për thasët me euro për çdo leje ndërtimi …”

  1. Slti says:

    LULUSHE!
    DIL NË DYLUFTIM !
    MOS U FSHEH!
    O SOT , O KURRË!
    ??

  2. Lata says:

    Forca TITI!???????

  3. Bastardi me valixhe druri says:

    Astrit!Ti mire e ke,po lyl veshgjati nuk eshte nga ata qe do pranoje te ballafaqohet me ty,sepse i ka te gjitha ato cilesi te cilat ti i numeron dhe une nuk dua ti shtoj dhe te tjera,si i ngaterruar me bosin tuaj dhe babain tuaj shpirteror dhe ne vrasje si ne 21 janar psh.Por e keqja e partise demokratike eshte e lidhur ngushtesisht me “padrinon” Berisha,te cilit ju te gjithe i beni temena dhe do u terheqi zvarre poshte e me poshte sa te jete ne politike,por dhe nga jashte saj,sepse ai eshte arkiva=historia e shumices se atyre qe kane bere kariere ne ate parti,kuptohet me pelqimin dhe shtytjen e tij.Prandaj nuk e rruan lyli,sepse shikon Agron Llakajn ne Al Pazar dhe sepse ka pas salushken,liderin histerik tuaj ose sic i thone ne Europe,eshte biri i eskobarit politik te Ballkanit.

  4. Kuq e zi says:

    Kjo gare ne kete lloj rrafshi eshte shume e vonuar
    Duhet te kish ndodhur qe me duelin olldashi-basha
    Por ai duel i thencin u mor me breket e rames dhe jo per arsyen e dorheqjes se berishes
    Me mire vone se kurre shteti pa opozite shtet pa demokraci

  5. Avni Rustemi says:

    Prokuroria te vihet ne levizje te shkoj ti kerkoj llogari patozit per denoncimet dhe nese jan te verteta te vej Basha me gjith Patozin brenda dhe per mos kallzim krimi ! Robsa jan te gjith me post

  6. Berti says:

    Titi kujdes se ka hedhur ne sulm kunder teje filozofin Nard Ndoka dhe Ervin pederastin.Je shume i sakte ne kriteret e ballafaqimit qe kerkon te besh me shkaterruesin e PD.

  7. Treviso says:

    Edhe ky Patosi me femra te prdaluna si Lulzimja do merret?

  8. Tironsi USA says:

    Luli,Muli,Astriti,Ridvani,Imami,Ristani,Bostani,Topalli,Paloqe,Pollo,Ndoka etj,jane te gjithe njesoj hiqja Lenes,verja Prenes,sepse si berishist jo vetem jane te kmpromentuar,po dhe te tredhur prej tij.

    1. Aleksander says:

      Mire e ke ti,por perballe lul-karaputanes ,gjithe kurvave u duket vetja e virgjer .

  9. PTUUU says:

    O TITI,,,NE È DIM QE LULI DHE JU BASHK JENI LLUMI SHQIPERISE,,,PO DERI DJE KU ISHE TI DHE XHOZI,,,LULI PO I MBAN QIRIUN SALIUT AKOMA,,,PO SAKIUN KU E LATE,,,APO AI JA U PRET KOQET,,,DHE SKENI BYTH TA PERMENDNI,,,BONI DHE JU NJE PARTI TE RE, DHE MERNI FINANCIMET E TAKSAPAGUESVE SHQIPTAR,,,SE DHE JU, JU KISHIM MANGUT,,,IKNI MER ZHDUKUNI NGA POLITIKA SE SKA NEVOJ SHOQERIA SHQIPTARE PER JU,,,

  10. lushi says:

    GJEJA ME E SHKELQYER E DINI KUR ESHTE ?
    KUR ZIHEN KURVAT ME NJERA-TJETREN……
    POPULL JI VIGJILENT , MESO NGA GOJA KETYRE BANDILLEVE TE SHQUP-it ,CFARE ESHTE BERE NE KURRIZIN TEND , THASE ME EURO , TENDERA , LEJE NDERTIMI , KULLA , PALLATE , VILA , JAHTE ETC , ETC……..
    DITEVE TE ENJTE BIEN PERMBYS PER VARFERINE TENDE…………
    GD-ja me salianjin shkembejne sms se TI O POPULL KE VARFERI……..
    FEVZIU , ZHEJI , RAKIPI , CANI , MAMAQI ETC , MBUSHIN PROGRAMET , THURRIN LAVDE PER TA , MARRIN MILIONA……
    HARROVA , – EDHE BOJAXIU

  11. Jorgo says:

    u be Patoz plehra te sfidoje dike, cilin do. Mendon se eshte djali i Nene Terezes, kujton se nuk e njohim…dil e ballafaqohu atje ku ke kandiduar se te tregojne ato qe ju premtoje se do dilnin daputete apo kryetar komunash.

  12. Saranda says:

    Problemi eshte tek parat e investime te berishes ne kompanite e z basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje